Në studion e Zahari Kamenovit gjithmonë ka një ngjyrim të veçantë dhe është shumë interesante. Piktori ka prezantime të shumta jashtë shtetit - në Meksikë, Kore, Gjermani, Zvicër, Francë, Holandë, Turqi, Çeki, Japoni. E vizitojmë në një moment të përgatitjes së ekspozitës së tij më të re dhe në korridor na presin disa nga pikturat e tij të gatshme.
Zahari mendon se janë të rëndësishme idetë, dhe jo mjetet, me të cilat shprehet piktori. Dhe për shkak të kësaj diapazoni i tij krijues është mjaft i gjerë - grafikë, pikturim, qeramikë, plastika prej materialeve të ndryshme.
Kurse në momentet e “pushimit” midis 2 pikturave, piktori pëlqen të restaurojë mobile të vjetra “Tonet”.
Zahari Kemenov është gjithashtu fitues i çmimeve - nga Lidhja e Piktorëve Bullgar, nga Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës në qytetin Varna /1983,1985 dhe 1987/, Çmimi Kombëtar për Arte të Bukura “Zaharij Zograf” /2016/, Çmimi për pikturë “Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri”/ 2019/ e të tjera.
Ju propozojmë një shëtitje fotografike në atelienë krijuese të Zahari Kamenovit. Nëse doni të shikoni krijimet e tij të shkëlqyera live , mund të vizitoni nga data 7 tetor deri më 25 tetor ekspozitën e tij të re, bashkë me skulptorin Zijatin Nuriev në Qendrën Artistike në qytetin Pleven.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Ani PetrovaGaleria e kryeqytetit "Sintezis" prezanton ekspozitën "Pasqyra dhe dritare: fotografi të zgjedhura nga koleksioni i Raffaello Kazakov". Hapja zyrtare është më 22 mars. Koleksioni ka nisur më shumë se tridhjetë vjet më parë, por për herë të parë po..
Gazetari investigativ bullgar Hristo Grozev së bashku me ekipin e filmit "Navalny" fituan çmimin "Oskar" në kategorinë "Dokumentar". Një muaj më parë, filmi u nderua me çmimin prestigjioz britanik BAFTA, por bullgari në atë kohë i kërkuar nga..
Edicioni i njëzet e shtatë i “Sofia Film Fest” do të hapet sonte në Sofje me dokumentarin gjerman “Zoti i pyjeve”. Regjisori i filmit, Volker Shljondorf, fitues i çmimeve “Oscar” dhe “Palma e Flroinjtë”, do të pritet në një tapet të gjelbër dhe jo të..