Në studion e Zahari Kamenovit gjithmonë ka një ngjyrim të veçantë dhe është shumë interesante. Piktori ka prezantime të shumta jashtë shtetit - në Meksikë, Kore, Gjermani, Zvicër, Francë, Holandë, Turqi, Çeki, Japoni. E vizitojmë në një moment të përgatitjes së ekspozitës së tij më të re dhe në korridor na presin disa nga pikturat e tij të gatshme.
Zahari mendon se janë të rëndësishme idetë, dhe jo mjetet, me të cilat shprehet piktori. Dhe për shkak të kësaj diapazoni i tij krijues është mjaft i gjerë - grafikë, pikturim, qeramikë, plastika prej materialeve të ndryshme.
Kurse në momentet e “pushimit” midis 2 pikturave, piktori pëlqen të restaurojë mobile të vjetra “Tonet”.
Zahari Kemenov është gjithashtu fitues i çmimeve - nga Lidhja e Piktorëve Bullgar, nga Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës në qytetin Varna /1983,1985 dhe 1987/, Çmimi Kombëtar për Arte të Bukura “Zaharij Zograf” /2016/, Çmimi për pikturë “Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri”/ 2019/ e të tjera.
Ju propozojmë një shëtitje fotografike në atelienë krijuese të Zahari Kamenovit. Nëse doni të shikoni krijimet e tij të shkëlqyera live , mund të vizitoni nga data 7 tetor deri më 25 tetor ekspozitën e tij të re, bashkë me skulptorin Zijatin Nuriev në Qendrën Artistike në qytetin Pleven.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Ani PetrovaNë Galerinë e Arteve "Kvadrat 500" (pjesë e Galerisë Kombëtare) në Sofje, një ekspozitë prezanton koleksionin e Galerisë Kombëtare, që përmban njëzet e një fletë grafike të piktorit Pikaso (1881–1973). Veprat janë të lidhura tematikisht me..
Një histori si një film - ne shpesh themi me vete kur na tregohet një histori e jashtëzakonshme ose dëgjojmë një të tillë nga tavolina fqinje në një kafene. Por është pikërisht kinemaja ajo që duket se e ndihmon njeriun e sotëm të varur në mënyrë..
Çdo festë ka aromën, teshat dhe meloditë e saj. Kështu është edhe me Krishtlindjet. Dihet pak për këngët e Koledarëve (Grupet e djemve të Krishtlindjeve) dhe qëllimin e tyre, dhe flitet pak për to, madje në shumë raste ato që thuhen janë të gabuara. Por..