Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2023 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Një shëtitje fotografike në studion e Zahari Kamenovit

10
Zahari Kamenov
Foto: Ani Petrova

Në studion e Zahari Kamenovit  gjithmonë ka një ngjyrim të veçantë dhe është shumë interesante. Piktori ka prezantime të shumta jashtë shtetit - në Meksikë, Kore, Gjermani, Zvicër, Francë, Holandë, Turqi, Çeki, Japoni. E vizitojmë në një moment të përgatitjes së ekspozitës së tij më të re dhe në korridor na presin disa nga pikturat e tij të gatshme.

Zahari mendon se janë të rëndësishme idetë, dhe jo mjetet, me të cilat shprehet piktori. Dhe për shkak të kësaj diapazoni i tij krijues është mjaft i gjerë - grafikë, pikturim, qeramikë, plastika prej materialeve të ndryshme.

Kurse në momentet e “pushimit” midis 2 pikturave, piktori pëlqen të restaurojë mobile të vjetra “Tonet”.

Zahari Kemenov është gjithashtu fitues i çmimeve - nga Lidhja e Piktorëve Bullgar, nga Bienalja Ndërkombëtare e Grafikës në qytetin Varna /1983,1985 dhe 1987/, Çmimi Kombëtar për Arte të Bukura “Zaharij Zograf” /2016/, Çmimi për pikturë “Vlladimir Dimitrov-Mjeshtri”/ 2019/ e të tjera.

Ju propozojmë një shëtitje fotografike në atelienë krijuese të Zahari Kamenovit. Nëse doni të shikoni krijimet e tij të shkëlqyera live , mund të vizitoni nga data 7 tetor deri më 25 tetor ekspozitën e tij të re, bashkë me skulptorin Zijatin Nuriev në Qendrën Artistike në qytetin Pleven.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Ani Petrova

Më shumë nga rubrika

Poezia serbe prezantohet në festivalin “Përqafimi sllav”

Gjuha serbe është fokusi i muajit maj në Festivalin e XVII Ndërkombëtar të Poezisë “Përqafimi Sllav” nga 15 deri më 18 maj. Në vitin 2023, festivali zhvillohet në një format udhëtimi me rotacion. Çdo muaj i kushtohet një gjuhe sllave: në mars ishte..

botuar më 23-05-15 9.03.PD

Bota diellore e piktorit Vili Nikollov

Pikturat shumëngjyrëshe të Vili Nikollovit bartin diellin e Spanjës, buzëqeshjet nga fëmijëria dhe shumë histori që secili t’i zbulojë dhe ritregojë në mënyrën e vet. I ftuari i sotëm i Radio Bullgarisë pikturon për aq kohë sa mban mend...

botuar më 23-05-14 1.25.MD
Foto: Facebook/ Nikolay N. Tonkoff

Nikolaj Tonkov prezanton veprat e tij të krijuara në iPad në Vjenë

Printimet dixhitale të krijuara në iPad nën titullin "Fushat me ngjyra" po tërheqin vëmendjen e vjenezëve këto ditë. Artisti Nikolaj Tonkov është autor i veprave të pazakonta. Printimet e tij dixhitale me cilësi të lartë të përfshira në ekspozitë..

botuar më 23-05-14 7.15.PD