Ministri i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev konfirmoi mbështetjen kategorike dhe të qëndrueshme të Bullgarisë për integrimin evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor në një takim me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal me qendër në Sarajevë, Maylinda Bregu. Në lidhje me Maqedoninë e Veriut, Stoev theksoi nevojën për të respektuar Marrëveshjen e Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit të vitit 2017, si dhe përpjekjet e palës bullgare për të intensifikuar dialogun dypalësh dhe për të rikthyer besimin në të gjitha nivelet, njoftoi Ministri e Jashtme Bullgare.
Më herët të premten, në një forum në Madrid, Përfaqësuesi i Lartë i BE për Punët e Jashtme dhe Sigurinë Josep Borrell i bëri thirrje Bullgarisë të jetë më fleksibile në çështjen e zgjerimit të BE, raportoi Reuters. Agjencia kujtoi se këtë javë udhëheqësit e BE riafirmuan premtimin e anëtarësimit në BE për Ballkanin Perëndimor 18 vjet më parë, por nuk u zotuan për një datë të caktuar.
Në fillim të mbledhjes së rregullt të Këshillit të Ministrave, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bëri thirrje për formimin e qeverisë. Sipas tij, "kjo është mënyra më e drejtpërdrejtë për t'u udhëhequr nga interesat e popullit". Qeveria e përkohshme,..
Para seancës së Kuvendit Popullor të caktuar për në orën 11:00, GERB-SDS filloi bisedimet për veprimet e ardhshme politike në parlamentin e ri. Lideri Bojko Borisov personalisht drejton ekipin negociator së bashku me Raja Nazarjan, Rosen Zhejazkov dhe..
Në Sofje nisin ekspozitat e specializuara ndërkombëtare Mania e Mishit, Rruga e Qumështit, Bulpek, Interfood & Drink dhe Wine & Spirits show. Nga data 13 deri më 16 nëntor në Inter Expo Center mbi 330 prodhues, shpërndarës, tregtarë nga Bullgaria..
Përshpejtim të inflacionit në 1.1% në tetor krahasuar me një muaj më parë, regjistroi Instituti Kombëtar i Statistikave. Në bazë vjetore, indeksi është 1.8..