Borisllav Mihajllov u rizgjodh president i Unionit Bullgar të Futbollit në një votim shumë të kontestuar. Udhëheqësi i deritanishëm i futbollit bullgar fitoi me 241 vota kundër kundërshtarit të tij kryesor Dimitër Berbatov, për të cilin votuan 230 delegatë në kongresin e sotëm të jashtëzakonshëm.
Kjo do të thotë se Mihaillov do të drejtojë selinë e futbollit për një mandat të pestë radhazi.
Më herët sot dhjetëra tifozë protestuan para Pallatit Kombëtar të Kulturës, ku u zhvillua votimi, duke brohoritur kundër presidentit aktual.
Mihajllov u përkrah nga një futbollist tjetër i njohur bullgar Nasko Sirakov, i cili ishte delegat për klubin e futbollit “Levski”. Kundërshtari i tij Dimitër Berbatov u propozua nga një klub tjetër i madh në Sofje - CSKA. Zgjedhja e presidentit të ri të vjetër u bë në prani të përfaqësuesve të FIFA dhe UEFA.Bullgaria është kampionia e re botërore në volejboll për vajzat nën 19 vjeç, pasi në finalen e kampionatit në Osijek (Kroaci) rrëzoi nga froni kampionet e mëparshme nga SHBA me rezultat 3:1 në sete (21:25, 25:16, 25:17, 29:27). “Për herë të parë në..
I rendituri me numrin 6 në skemën e Kampionatit të Hapur të Britanisë së Madhe për të rinj, Ivan Ivanov, u kualifikua në finalen e turneut Grand Slam. Bullgari mposhti gjermanin Maks Shönhaus (i renditur i 13-ti) me rezultat 7:6(7), 7:6(5), duke marrë..
Aleksandër Vasilev, i renditur me numrin 12 në skemën e turneut të hapur të Britanisë së Madhe për të rinj, u kualifikua për çerekfinalet e “Wimbledon”-it. Ai mundi Kijtën Hens (SHBA) me 7:6(5), 6:4 në një ndeshje që zgjati 1 orë e 37 minuta, duke..
Volejbollistet e ekipit kombëtar bullgar për vajza nën 21 vjeç luajtën ndeshjen e tyre më të mirë në Kupën e Botës në Surabaja (Indonezi). Vajzat..