Borisllav Mihajllov u rizgjodh president i Unionit Bullgar të Futbollit në një votim shumë të kontestuar. Udhëheqësi i deritanishëm i futbollit bullgar fitoi me 241 vota kundër kundërshtarit të tij kryesor Dimitër Berbatov, për të cilin votuan 230 delegatë në kongresin e sotëm të jashtëzakonshëm.
Kjo do të thotë se Mihaillov do të drejtojë selinë e futbollit për një mandat të pestë radhazi.
Më herët sot dhjetëra tifozë protestuan para Pallatit Kombëtar të Kulturës, ku u zhvillua votimi, duke brohoritur kundër presidentit aktual.
Mihajllov u përkrah nga një futbollist tjetër i njohur bullgar Nasko Sirakov, i cili ishte delegat për klubin e futbollit “Levski”. Kundërshtari i tij Dimitër Berbatov u propozua nga një klub tjetër i madh në Sofje - CSKA. Zgjedhja e presidentit të ri të vjetër u bë në prani të përfaqësuesve të FIFA dhe UEFA.Grigor Dimitrov humbi 1/8 e finales në Shangai ndaj çekut 19-vjeçar Jakub Mensik 3:6, 6:3, 4:6. Ndeshja zgjati dy orë e pesë minuta. Në çerekfinale Mensik do të përballet me Novak Gjikoviq, i cili mposhti Roman Safiullin 6:3, 6:2. Një javë më..
Maratonistët Pirin Gallov dhe Pavlin Rajçev nisën një vrapim përgjatë itinerarit Kom-Emine në malin Stara Planina, gjatësia e të cilit është 580 kilometra. Të dy do të bëjnë një përpjekje për të kapërcyer rrugën e gjatë me shpejtësi të madhe së..
Tenisti më i mirë bullgar u kualifikua në fazën e 16-të të turneut "Masters" në Shangai. Bullgari i renditur në vendin e nëntë në skemë fitoi 7:6(5), 6:2 kundër Aleksej Popirin - Australi. Ndeshja zgjati 89 minuta. Kjo ishte ndeshja e katërt mes dy..