Borisllav Mihajllov u rizgjodh president i Unionit Bullgar të Futbollit në një votim shumë të kontestuar. Udhëheqësi i deritanishëm i futbollit bullgar fitoi me 241 vota kundër kundërshtarit të tij kryesor Dimitër Berbatov, për të cilin votuan 230 delegatë në kongresin e sotëm të jashtëzakonshëm.
Kjo do të thotë se Mihaillov do të drejtojë selinë e futbollit për një mandat të pestë radhazi.
Më herët sot dhjetëra tifozë protestuan para Pallatit Kombëtar të Kulturës, ku u zhvillua votimi, duke brohoritur kundër presidentit aktual.
Mihajllov u përkrah nga një futbollist tjetër i njohur bullgar Nasko Sirakov, i cili ishte delegat për klubin e futbollit “Levski”. Kundërshtari i tij Dimitër Berbatov u propozua nga një klub tjetër i madh në Sofje - CSKA. Zgjedhja e presidentit të ri të vjetër u bë në prani të përfaqësuesve të FIFA dhe UEFA.Një lëndim i rëndë çoi në tërheqjen e të vetmit bullgar në elitën e tenisit, Grigor Dimitrov, nga ndeshja e 1/8 së finales ndaj Jannik Sinner në turneun e "Wimbledon", pas një loje fantastike. Bullgari e braktisi fushën emocionalisht i shkatërruar,..
Kombëtarja bullgare e volejbollit për vajza deri në 19 vjeç arriti një fitore prestigjioze ndaj kampioneve aktuale botërore nga Shtetet e Bashkuara në ndeshjen e katërt të fazës së grupeve të Kampionatit Botëror në Osijek. Vajzat fituan me 3:2 (25:15,..
Piloti bullgar Nikolla Collov fitoi “pole position”-in e tij të dytë radhazi dhe në total të tretin për këtë sezon në Formula 3, pasi triumfoi në kualifikimet në pistën britanike “Silverstone”. Piloti ynë 18-vjeçar, i njohur për talentin e tij, siguroi..
Volejbollistet e ekipit kombëtar bullgar për vajza nën 21 vjeç luajtën ndeshjen e tyre më të mirë në Kupën e Botës në Surabaja (Indonezi). Vajzat..