1000 janë rastet e reja të Covid-19 në vend gjatë 24 orëve të fundit, sipas portalit coronavirus.bg. 17.59% janë mostrat pozitive nga 5683 testet e kryera. 86.6 për qind e personave të sapo infektuar janë të pavaksinuar.
Numri i pacientëve aktivë të regjistruar tejkalon 60 000 dhe tani është 60 485. Kjo ndikon në numrin e të shtruarve në spitale. Ata janë zakonisht 10 për qind e të sëmurëve aktivë. Janë 6704 pacientë në spitale. 512 persona të infektuar janë në terapi intensive. 167 janë të sapoardhurit në spitale. 88.62% e tyre nuk janë vaksinuar.
Në 24 orët e fundit 43 persona me Covid-19 të konfirmuar kanë vdekur. Mbi 95% prej të vdekurve nuk kishin imunizim. 504 u shëruan.
1 791 vaksina u dhanë të dielën. 1 384 919 persona janë imunizuar deri tani. Tashmë ka 7980 njerëz me një dozë përforcuese.Potenciali zhvillimor i Sofjes dhe Plovdivit në kuadër të iniciativës bullgare "Destinacioni Ballkani" u diskutua mes ministrit të turizmit Mirosllav Borshosh dhe kolegëve të tij në turizëm dhe transport nga Mali i Zi - Simonida Kordiq dhe Maja Vukićević...
Bullgaria po bën përparimin e nevojshëm drejt adoptimit të euros, sipas përfaqësuesve të institucioneve evropiane, me të cilët u takua ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Kjo do t'i lejojë asaj të kërkojë raporte të jashtëzakonshme të konvergjencës..
Ditën e martë në orët e mëngjesit do të mbajë mot me mjegull, ose vranësira të ulëta me shtresa vende-vende në lugina dhe fusha. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në Sofje do të jenë rreth minus 3°. Gjatë ditës në vend do të ketë..
Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke..
Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e..
Ka një rritje të ndjeshme të rezervimeve të hershme për sezonin turistik veror në bregun bullgar të Detit të Zi, njofton Shoqata Bullgare e Hoteleve...