Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Manastiri i Baçkovës tregon sende të restauruara antike

Foto: bulgarianhistory.org

Deri në fund të vitit Manastiri i Baçkovos do t’i gëzojë vizituesit e vet me ikona të papara deri në këtë moment dhe sende fetare nga e kaluara. Ato do të renditen në një dhomë të re të rinovuar në pjesën e Muzeut të Manastirit të Shenjtë,dhe do të shugurohet në një festë të madhe kishtare. Sipas fjalëve të abatit të manastirit peshkopi Sionij, ikonat janë shenjtëri të lashta nga shekulli i 15. Në ekspozitë do të prezantohet dhe një ikonostas i lashtë prej mermeri i kishës së lashtë nga shekulli i 19.

Në ekspozitën e re ndodhet dhe kryqi i cili i është dhuruar manastirit nga perandori Aleksij Komnin, një poltron i lashtë nga tempulli qendror nga antikiteti, disa ikona shumë të vjetra ose të ashtuquajturat klirose, të cilat janë të punuara në Jerusalem dhe të sjella në manastir gjatë rinovimit të kishës. Në muzeun e krijuar gjatë viteve 30 të shekullit të kaluar janë treguar dhe kryqe, të punuara me një drugdhendje tepër fine, e cila është karakteristike për artin monastik që e ka origjinën në malin Athos gjatë periudhës së shekujve 6-7. Mes sendeve më të vlefshme kishtare është një  kuti argjendi dhuratash me prarim dhe shumë gurë gjysmë të çmuar, e cila ruan të ashtuquajturin kungim të thatë për raste tepër të ngutshme. Ajo ka marrë emërtimin “Veneciane”, sepse i përngjan bazilikës së San Markos në Venecie. Në Muzeun Historik Kombëtar në Sofje ruhet edhe një tjetër si kjo, si dhe në manastirin “Shën Ekaterina” në Egjipt. Në muzeun e Manastirit të Baçkovos ka dhe vegla dhe kupa kuzhine liturgjike, një nga të cilët daton që nga viti 1599 dhe është i punuar në qytetin Asenovgrad.

Redaktore: Darina Grigorova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Në Bullgari, 26 marsi është Dita e Trakisë

26 Marsi është Dita e Trakisë – kështu data është e regjistruar në kalendarin zyrtar bullgar në vitin 2006, por festohej disa dekada më parë. Në këtë datë të vitit 1913, ushtria bullgare pushtoi Kështjellën e Edrenesë të konsideruar në atë kohë "të..

botuar më 24-03-26 3.13.MD

"Refugjatët" - një histori për të dëbuarit dhe të shpëtuarit në Bullgari

Ikja nga vendlindja dhe toka amtare dhe udhëtimi i gjatë përmes të huajës dhe të panjohurës - fati i të gjithë refugjatëve është i ngjashëm ndër vite, dhe arsyet janë gjithmonë të njëjta. Njerëzit dëbohen për shkak të luftës ose besimeve fetare, për shkak..

botuar më 24-03-21 7.15.PD

Ne hyjmë në Kreshmë pa një bari shpirtëror

“Dhe na i fal borxhet tona, sikurse edhe ne i falim borxhlinjtë tanë...” Çdo i krishterë kujton kuptimin e kësaj fraze nga Lutja e Zotit, sepse mësimi i Krishtit për dashurinë dhe faljen është krijuar rreth saj. Ai e di se ai që nuk është..

botuar më 24-03-17 10.05.PD