Brandi i vendeve nga rajoni i Detit të Zi "Kuzhina e Detit të Zi" do të organizojë festivale sezonale kulinare dhe një seminar për biznesin lokal për të promovuar projektin për Detin e Zi si një destinacion për turizmin gastronomik. Ideja mbështetet edhe nga Bashkia e Burgasit.
Projekti ka përzgjedhur tashmë 50 pjata rajonale. Ideja është që ato të aplikohen lehtësisht në restorantet bregdetare, si dhe 5-7 pjata të bëhen fytyra e markës. Burgas do të jetë një nga dy kryeqytetet gastronomike sipas projektit në vitin 2022. Tjetri do të jetë një qytet në Bregun Lindor, Anapa në Rusi ose Batumi në Gjeorgji, transmetoi BNR Burgas.
Ambicia është të organizohen 4 festivale në vit – të kuzhinës së Detit të Zi të pranverës, verës, vjeshtës dhe dimrit.Lumi Jantra buron në malin Stara Pllanina në një lartësi nga 1220 m mbi nivelin e detit dhe rrjedh në veri, duke gjarpëruar nëpër lugina dhe gryka piktoreske. Rrjedha e lumit kalon përmes qyteteve Gabrovo dhe Veliko Tërnovo. Pak para se të derdhet në..
Këtë vit, udhëtimi tradicional i Krishtlindjeve me trenin e Rodopeve me binarë të ngushtë do të zhvillohet më 22 dhjetor, tha për BNR-Bllagoevgrad, Kristijan Vaklinov , themelues dhe kryetar i shoqatës "Treni i Rodopeve me binarë të ngushtë". Gjatë..
Liderët e turizmit nga Bullgaria, Greqia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut u nderuan nga edicioni i 10-të i forumit ndërkombëtar Balkan Awards of Tourism Industry 2024. Ceremonia u zhvillua në Sofje më 5 dhjetor. Kalaja Kaleto në komunën e Bellogradçikut..
Sivjet sezoni i skive në Bullgari filloi më herët se zakonisht falë bora e rënë. Në Bansko sezoni u hap në ditët e para të dhjetorit, dhe fillimi zyrtar..