Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Seria “Ndjenjë për humor” ose “ videovaksina” kundra humorit të keq

Foto: gabrovo.bg

Humori është një mjet i shkëlqyer për trajtimin e distancës sociale dhe të izolimit gjatë kohës së pandemisë. Prandaj ekipi i Muzeut të Humorit dhe të Satirës në qytetin Gabrovo, përhap një seri prej 20 video historish humoristike me personalitete të njohura bullgare. Përmes tyre spektatorët mund të "ngarkohen" me doza të mëdha të qeshurash, kujtime nga qyteti Gabrovo, me trillime, marifete, kërcime, karikatura, të qeshura, ide qesharake, humor e satirë. Videot e shkurtra në fjalë shpërndahen në kanalet sociale të Muzeut, si dhe në platformat Facebook, Instagram dhe Youtube.

Video-historitë janë të prezantuara nën formën e “videovaksinave” kundra humorit të keq. Sepse pohimi , se e qeshura  e zgjat jetën nuk është një klishe e thjeshtë, por një fakt shkencor - lehtësimi i stresit ka një efekt pozitiv në shëndet dhe forcon sistemin imun, përveç se përmirëson mjaft dhe gjendjen tonë psikike - deklarojnë iniciatorët e projektit. “Kurse për ndryshe bota ka shpëtuar sepse është vaksinuar me shumë gëzim dhe hare-shton një nga pjesëmarrësit në historitë në video, duke e perifrazuar moton e Muzeut të qytetit Gabrovo, të shkruar nga Radoj Ralin: “Bota ka shpëtuar, sepse ka qeshur”.

Përpiloi: Veneta Nikollova

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Për çfarë është dhe kujt i duhet një vizë e tipit A?

Në një seri materialesh do t'ju tregojmë për vizat që kërkohen për qëndrim dhe kalim tranzit përmes Bullgarisë, si dhe për qytetarët e të cilave shtete kanë nevojë për to. Siç dihet, nga 31 mars 2024, Bullgaria është pjesë e zonës Shengen nga ajri dhe..

botuar më 24-07-08 7.20.PD
Shkaba Egjiptiane

Dy shkaba egjiptiane u çelën në Rodopet

Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi mbarështimin e parë të suksesshëm të një shkabe egjiptiane në natyrë në vendin tonë. Zogu konsiderohet si specia më e rrezikuar në Gadishullin Ballkanik. Zogu femër, i quajtur Izi, u çel dhe u rrit..

botuar më 24-07-07 1.53.MD

Festa e kajsisë në Tutrakan

Qyteti danubian i Tutrakanit mbledh prodhuesit e kajsive të rajonit për festën tradicionale "Tutrakan - Kryeqyteti i Kajsisë". Adhuruesit e frutit të shijshëm takohen të dielën për të 20-tin vit radhazi. Siç e dikton tradita, do të prezantohen..

botuar më 24-07-07 9.30.PD