Shkencëtarët nga Instituti për Pyllin pranë Akademisë Bullgare të Shkencave i kanë drejtuar përpjekjet e veta te studimi i zhvillimit dhe përshtatjes së pyjeve ndaj ndikimeve klimatike dhe antropogjene. Ato e llogarisin veprimtarinë njerëzore dhe faktorët natyror si shkaktarët bazë për zjarret malore tek ne. Shpeshherë shpërthimi i tyre i dedikohet ndërhyrjes njerëzore, e cila shprehet në trajtimin e pakujdesshëm të zjarrit nga gjuetarët dhe turistët, djegien e pakontrolluara të kashtës gjatë vjeshtës, veprimtari prodhuese dhe transportuese dhe madje edhe shishet e harruara prej qelqi, përmes të cilave drita kalon në mënyrë perfektë dhe thyhet duke shkaktuar zjarre.
Aktualisht shkencëtarët nga Instituti për Pyjet kanë bashkuar përpjekjet e tyre në përgatitjen e një plani të plotë për të menaxhuar dhe zbutur efektet e ndryshimeve klimatike dhe ndërhyrjes njerëzore, i cili është i orientuar drejt sistemeve pyjore në Bullgari.
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Organizata për mbrojtjen e natyrës WWF - Bullgaria nis fushatën "Abonohu për natyrën". Zhdukja e kafshëve të egra është një film me seri në të cilin ne luajmë rolin kryesor. Në më pak se një jetë njerëzore, 73% e vertebrorëve kanë humbur në natyrë...
Shpesh thuhet me ironi se njerëzit në Maqedoninë e Veriut marrin nënshtetësinë bullgare vetëm për qëllime egoiste. Prandaj, në regjistrimin e fundit zyrtar në shtetin fqinj u regjistruan vetëm 3504. Demografi Doc. Spas Tashev është i bindur se ky nuk..
Para zgjedhjeve presidenciale në SHBA, jo vetëm amerikanët janë të emocionuar. Edhe evropianët po presin me frymë të lodhur rezultatet – a do të sillte vërtet një fitore për Kamala Harris zhvillimi i një politike të qëndrueshme, a është Europa gati..