Dita e Iluministëve Popullorë është ndër festat më të respektuara bullgare. Për herë të parë ajo u shënua në qytetin Pllovdiv në vitin 1909, por u themelua zyrtarisht në vitin 1922. Kjo është një ditë për t’u bërë homazh bullgarëve të mëdhenj, ndërtuesve të largët dhe të afërt të Bullgarisë moderne.
Doemos një pjesë e pandarë e Ditës së Iluministëve janë veprat muzikore plotë respekt ndaj personaliteteve të mëdha të historisë sonë.Edhe përfaqësuesi i gjeneratës së parë të kompozitorëve bullgarë Dobri Hristov krijoi për nderë të rilindësve. Ai është autor i tekstit dhe i muzikës së “Himnit të Rilindësve”.
Dobri Hristov lindi në qytetin Varna. Pasi mbaroi gjimnazin ai punonte si mësues, ndërsa në vitin 1900 me mjete të mbledhura nga bashkëqytetarët e tij shkoi për të mësuar në Konservatorin e Pragës. Aty pedagogë të tij ishin Antonin Dvorxhak, Jozef Suk dhe përfaqësues të tjerë të shquar të kulturës muzikore çeke. Pasi u kthye në Bullgari ai u bë pedagog në Shkollën Muzikore Shtetërore dhe në Akademinë Muzikore Shtetërore në Sofje, drejtonte korin e kishën “Shën Shtatë Shenjtorët”, pas kësaj – të katedrales “Shën Aleksandër Nevski”. Ai ishte pjesëmarrës aktiv në forcimin e veprës korale bullgare, autor i një numri të konsiderueshëm veprash për kore laike dhe kishtare, për orkestra simfonike, këngë solo etj. Krahas të gjithë kësaj ai ishte një nga studiuesit më të rëndësishëm të folklorit bullgar, teoricien, publicist, një iluminist i vërtetë, i cili një pjesë të madhe të kohës i kushtoi edukimit muzikor në shkollat e mesme, duke kuptuar se sa e rëndësishme është kjo për rritjen shpirtërore të brezave të lindur në Bullgarinë e pasçlirimit.
“Nder dhe lavdi, lavdi e përjetshme, juve rilindësit e popullit! Kujtesa juaj frymëzon për të punuar për ditë të ndritshme...”
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: arkivAi punon një nga profesionet më prestigjioze dhe më interesante. Fytyra e tij është e njohur në mbarë botën, por njerëzit zakonisht e imagjinojnë atë me mjekrën e mbështetur në një violinë Stradivari. I ftuar i Radio Bullgarisë është Rainer Honeck,..
Grupi “Kanella” njihet prej vitesh, por në vitin 2022 përbërja e formacionit u rinovua dhe grupi regjistroi këngën e tij të parë “Zana”. Pasuan "Përgjithmonë", "Lulet" dhe "Unaza", e cila ishte e pranishme për më shumë se një muaj në renditjen e BNR TOP 20...
Një rrugëtim i jashtëzakonshëm mes zhanreve muzikore dhe vendndodhjeve gjeografike na pret sonte më 14 nëntor. Në sallën 11 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje nga ora 19:00, toni i butë i fyellit bullgar do të takohet me tingujt klasikë të..