Sopranoja me famë botërore Sonja Jonçeva u bë avokate për të drejtat e fëmijëve. Këngëtarja e talentuar e operës është ambasadorja e re kombëtare e vullnetit të mirë të UNICEF-it në Bullgari.
“Unë jam rritur në Bullgari dhe kam një përkushtim të fortë personal ndaj fëmijëve në vendlindje. Do të doja t'u tregoja atyre se ëndrrat mund të realizohen vërtet nëse besojnë në to dhe nëse ndjekin rrugën e tyre vazhdimisht”, tha Jonçeva.
"Me angazhimin e saj të fortë ndaj fëmijëve që kanë nevojë për arsimim më të mirë, akses në shërbime, mbështetje për shëndetin psikik, mbrojtje nga dhuna dhe reduktimi i varfërisë, Sonja është një luftëtare e fortë në arritjen e qëllimeve të UNICEF-it," tha Christina de Brown - përfaqësuesja e UNICEF-it në Bullgari.
Nisma “Drejtësia për të gjithë” organizon mbrëmjen e sotme një protestë me fenerë para gjykatës në Sofje kundër procedurave për zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm dhe Kryetarit të Gjykatës së Lartë Administrative, të zhvilluar nga Këshilli i Lartë..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me diell, pas mesditës me rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare nga..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare. Informacioni ende nuk është konfirmuar nga autoritetet bullgare. Mysafiri hungarez pritet të ketë..