Me një paletë, një aparat fotografik dhe fjalë, bullgarët e vegjël jashtë vendit kërkuan gjurmët e Bullgarisë në vendet ku jetojnë. Kjo u bë në kuadrin e bienales ndërkombëtare të rinisë, organizuar nga Shkolla bullgare “Asen dhe Ilija Pejkovi” dhe Shoqata Kulturore “Paralele 43” në Romë - Itali. Punimet më mbresëlënëse do të prezantohen në një ekspozitë speciale, e cila do të hapet fillimisht më 6 nëntor në Universitetin Amerikan në kryeqytetin italian, kurse pas kësaj –gjatë muajit korrik 2022 do të vijë për vizitë dhe në Akademinë Bullgare të Shkencave në Sofje.
“Fillimisht bienalja ishte e drejtuar vetëm nga fëmijët bullgarë jashtë kufirit, përmes Shoqatës së Shkollave Bullgare Jashtë Shtetit, por me kalimin e kohës në të u përfshinë dhe shumë nxënës nga Bullgaria”, tregon Veneta Nenkova, drejtoreshë e shkollës, frymëzuese dhe organizatore e bienales. Kështu në programin e konkursit kanë marrë pjesë afro 100 fëmijë nga shtete të ndryshme. Më aktivë ishin bullgarët e vegjël nga Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Italia dhe Shtetet e Bashkuara, të cilët kanë dërguar për konkursin piktura, grafika, por edhe dokumentarë të shkurtër që mund të shihen në kanalin youtube të bienales.
Në vizatimet dhe videot e tyre, fëmijët na çojnë në vende që lidhen me bullgarët e lashtë në Itali në Molise dhe Celle di Bulgaria, tregojnë për “barin e mbretëreshës” siç është e njohur bima belladona, me të cilën bullgari Ivan Raev shpëton mbretëreshën Elena Savojska nga një sëmundje e rrezikshme. Krijimet paraqesin edhe monumentet e kapitenit Petko Vojvoda dhe të patriarkut të letërsisë bullgare Ivan Vazov në Romë, monumentin e Vasill Levskit në Uashington, shatërvanin bullgar në kopshtet Kensington në Londër dhe shumë vende të tjera bullgare nëpër botë.
Përpiloi: Elena Karkallanova
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Shkolla bullgare “Asen dhe Ilija Pejkovi”
Edicioni i dhjetë i festivalit Animaphix për filma të animuar në Siçili të Italisë, po i kushton një retrospektivë të veçantë krijuesit bullgar Teodor Ushev, i cili bëhet mbajtës i çmimit "Renato Gutuzo" për vitin 2024, njoftoi BTA. Ushev dekorohet..
"Një zjarr i shuar shpesh rindizet falë prushit që ka mbijetuar." Me këto fjalë të ngrohta profesori i filologjisë sllave Krasimir Stançev ngjall shpresë se interesi i pakësuar ndaj alfabetit bullgar, gjuhën bullgare dhe kulturën bullgare jashtë vendit..
Muzeu Letrar Kombëtar feston 174 vjetorin e lindjes së Ivan Vazov. Festimi shënon edhe përvjetorin e botimit të parë të pavarur bullgar të romanit "Nën zgjedhë", botuar në vitin 1894 nga shtëpia botuese "T. F. Çipev” – 130 vjet”, vëren Muzeu Letrar..