Lindur në fshatin Doganhisar, Trakia e Egjeut, Petko Kirkov u bë kaçak në moshë të hershme dhe organizoi një çetë në mbrojtje të bullgarëve, grekëve dhe madje turqve të padrejtë. Ai mori pjesë aktive në vitet e luftërave çlirimtare, si dhe pas kësaj. Në ndërgjegjien e bullgarëve ai mbetet një mbrojtës trim i të varfërve dhe i të padrejtëve.
Atij iu kushtuan një dramë historike biografike në 12 seri, e shkruar nga shkrimtari Nikollaj Hajtov. Në fillim të çdo serie, Hajtovi përshkruan kontekstin e situatës politike në Perandorinë Osmane dhe veçanërisht në Rodopet Lindore, ku Kapedanit Petko Vojvoda zhvillonte një veprimtari aktive.
Ky bullgar sypatrembur u tërhoq nga grekët në vjeshtën e vitit 1864 në luftën kundër Turqisë. Pastaj u nis për në Maqedoni, ku mori pjesë në organizimin e veprimtarive revolucionare, dhe më pas shkoi në Itali. Në fillim të vitit 1866 ai u takua me Giuseppe Garibaldi dhe qëndroi në shtëpinë e tij. Të dy organizuan të famshmen “skuadrën Garibaldi”, e cila mori pjesë në kryengritjen e Kretës.
Patrioti dhe luftëtari i madh për lirinë i të gjithë popujve ballkanas vdiq më 7 shkurt 1900 në Varna.
Sot, përpara monumentit të vojvodës në Haskovo dy organizata të pasardhësve të bullgarëve nga Trakia - Shoqata e Pavarur Trake “Dogan Hisar” dhe Shoqëria Trake “Georgi Sapunarov” bënë homazhe dhe vendosën kurora dhe lule për nder të revolucionarit bullgar.
Kryengritja e Prillit e cila shpërtheu më 20 prill (2 maj sipas stilit të ri) të vitit 1876 tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare mbi kauzën bullgare – Çlirimin nga pushteti pesëshekullor osman. Mizoria me të cilën ajo u shua bëri që Fuqitë e Mëdha..
Një qytet nëntokësor shkëmbor, në të cilin dikur oshënarë sprovuan forcën e besimit dhe në vetmi kërkuan Zotin, shtrihet në Malin e Shenjtë. Zbulimi u bë nga një ekspeditë ndërkombëtare që përfshinte përfaqësues të shteteve ortodokse me manastire..
Mbi 2 milionë euro për restaurimin e kishave dhe të banesave e godinave kishtare me një rëndësi kombëtare dha në mbledhjen e vet të fundit të rregullt qeveria. Afro një çerek nga paratë jepen për konservimin dhe restaurimin e manastirit të..
Kryengritja e Prillit e cila shpërtheu më 20 prill (2 maj sipas stilit të ri) të vitit 1876 tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare mbi kauzën bullgare –..