Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

166 veta vdiqën me Covid-19 në 24 orët e fundit

Foto: BGNES

4662 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. Në bazë ditore, kjo është një rënie prej 340 të infektuarve të rinj. 11,9% e 39 333 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. 86.1% e të sapoinfektuarve nuk ishin të vaksinuar.

Të infektuarit e rinj të regjistruar janë 108 741. 8372 veta janë shtruar në spital. 710 janë në terapi intensive. Nga 996 të sapo pranuarit në spitale, 90 për qind nuk janë vaksinuar.

Numri i vdekjeve me Covid të konstatuar gjatë harkut të shënuar kohor është 166 persona krahasuar me 135 ditë më parë. 90% e të vdekurve nuk ishin të vaksinuar. 3703 persona u shëruan.

Të enjten janë dhënë 20 776 vaksina. Pothuajse 1 550 000 tashmë janë imunizuar.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bojko Borisov

Bojko Borisov: "Kabineti "Zheljazkov" duhet të qeverisë edhe në pakicë"

"Kabineti Zheljazkov duhet të vazhdojë, edhe si një qeveri e pakicës." Kështu e komentoi lideri i GERB-it, Bojko Borisov, vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ngarkimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve me rinumërimin e rezultateve të zgjedhjeve..

botuar më 25-02-27 11.51.PD

Plotësimi i vendeve vakante në ushtri - një synim kryesor në sektorin e mbrojtjes

Plotësimi i numrit të madh të pozitave vakante për personelin ushtarak dhe përmirësimi i statusit dhe motivimit të tyre social - ky synim kryesor është përfshirë në sektorin e mbrojtjes të Programit për Menaxhimin e Bullgarisë në periudhën 2025-2029...

botuar më 25-02-27 10.32.PD

Bojkot i bankave dhe sërish i zinxhirëve ushqimorë

Për ditën e sotme u shpall bojkoti i tretë i zinxhirëve ushqimorë. Këtë herë organizatorët bëjnë thirrje që jo vetëm për të mos bërë pazar në dyqane të mëdha, por edhe për të mos kryer transaksione bankare – tërheqje dhe depozitim parash, transferta..

botuar më 25-02-27 9.29.PD