Me emrin e Josif Cankovit lidhen faqet e para të historisë së të ashtuquajturit "zhanër argëtues" në vendin tonë, skuadrat e para kombëtare (të meshkujve dhe femrave) të basketbollit, pllakat e para të gramafonit të prodhuara në Bullgari. Josif Cankov është një nga themeluesit e Radios Kombëtare Bullgare, një nga kompozitorët më të dashur dhe më të kërkuar në vitet 1930 dhe në fillim të viteve 1940, i cili përjetoi kulmin e tij të dytë si artist në vitet 1960.
Ai lindi 110 vjet më parë në Ruse, në një familje të pasur. Është marrë me muzikë që në fëmijëri, ka luajtur në piano dhe ka folur disa gjuhë të huaja. Me insistimin e prindërve u diplomua për drejtësi, por që si student kompozoi këngët e para. Ai ka krijuar më shumë se 500 vepra muzikore.
Me rastin e 100-vjetorit të kompozitorit, këngëtarët e estradës bullgare bënë regjistrime të reja të disa prej hiteve të tij.Që nga viti 2020 fitoi famë projekti i Velisllav Stojanovit - një trombonist, kompozitor dhe aranzhues i shkëlqyer, nipi i Josif Cankov, i lindur pas vdekjes së gjyshit të tij të famshëm. Velisllav Stojanov tregon se përmes projektit të vet "Takim me gjyshin Jozhi" realizon një lloj takimi me muzikën e doajenit, që është një dokument i bukur i asaj epoke.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Në mesin e gushtit në qytetin Kjustendill të Bullgarisë Jugperëndimore shënohet festa “Panagija – Ngritja e Bukës”. Festa lidhet drejtpërdrejt me festën kishtare “Fjetja e Zonjës së Bekuar”, e kremtuar më 15 gusht. Sipas traditës, më 14 gusht, një..
Për herë të dytë këtë vit, në qytetin Haskovo të Bullgarisë Jugore, për të krishterët ortodoksë do të ekspozohet për adhurim ikona “Shën Nëna e Zotit – Molla e Artë”, e cilësuar si mrekullibërëse. Lajmin e njoftoi Mitropolia e Shenjtë e Plovdivit...
Në ditën e gjashtë pas fillimit të Kreshmës kushtuar Fjetjes së Hyjlindëses, Kisha Ortodokse Bullgare kremton Shpërfytyrimin e Krishtit , një nga dymbëdhjetë festat e Zotit. Dhe siç e dikton tradita bullgare, festa kishtare shoqërohet me besime..