Në Ditën e Kryeengjëllit, 8 nëntor, Kisha jonë Ortodokse nderon luftëtarët qiellorë të dritës dhe drejtësisë. Këta janë Shtatë Kryeengjëjt Mikail, Gabriel, Rafael, Uriel, Salathiel, Jehudiil dhe Barakiel.
Më i vjetri nga të gjithë - Kryeengjëlli Mikail është udhëheqësi i ushtrisë engjëllore. Në besimet e bullgarëve, ai qëndron më afër Zotit dhe me zell vëzhgon zbatimin e ligjit të Zotit. Piktorët e ikonave shpesh e përshkruajnë atë me peshore që matin mëkatet e njerëzve. Kjo është arsyeja se pse njerëzit besojnë se ai është rojtari kryesor i Parajsës dhe kur shpirti duhet të shkoë në jetën e përtejme, Kryeengjëlli Mikail e ndan atë nga trupi.
Për nder të Luftëtarit Qiellor bëhen kurbane, me lutje për shëndet dhe mbrojtje nga ushtria qiellore. Në këtë ditë, besimtarët i drejtohen me lutje të zjarrta engjëllit të tyre mbrojtës dhe spërkatin me ujë të bekuar në shtëpi.
Dita e ushtrisë engjëllore është zgjedhur si festë profesionale e nëpunësve të policisë. Për herë të parë u festua në vitin 1924 pasi tradita u ndërpre nga viti 1944 deri në 1994.Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri një jetë jashtëzakonisht shpirtërore, të krishterë. Për gjuhëtarët, ai është ndër zelltarët më të..
Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..
Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..
Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri..