Bullgaria është ndër pesë vendet anëtare të BE-së ku punëtorët me pagë minimale mbeten me më pak se gjysma e të ardhurave të tyre pasi paguajnë qiranë (vendet e tjera janë Spanja, Luksemburgu, Hungaria dhe Portugalia). Këtë e bëri të ditur Konfederata e Sindikatave të Pavarura /KNSB/, duke iu referuar një studimi të Konfederatës së Sindikatave Evropiane, të bërë në prag të shqyrtimit të ardhshëm të Direktivës për pagat minimale adekuate në Parlamentin Evropian, njoftoi reporterja Maria Kostova.
Sipas të dhënave të KNSB, pagën minimale - 650 leva / 332 euro / e marrin 500 mijë bullgarë që punojnë. Të ardhurat neto të nevojshme për mbajtjen e një të rrituri që jeton i vetëm në Bullgari janë 1069 leva / 546 euro / në muaj.Ministri bullgar i turizmit Mirosllav Borshosh zhvilloi një takim pune në Bruksel me drejtorin ekzekutiv të një prej kompanive kryesore online në botë “Booking”. Takimi u zhvillua në një forum të nivelit të lartë "Destinacioni Evropa" organizuar nga..
Droni që fluturoi mbi Aeroportin e Sofjes është një lloj ushtarak që përdoret për spiunazh dhe vëzhgim Droni misterioz që po bënte manovra të rastësishme mbi Aeroportin e Sofjes më 7 shkurt të këtij viti dhe që vonoi 6 fluturime, ishte hakuar, manipuluar..
Paraditen e së mërkurës do të ketë ulje të dukshmërisë vende-vende në fusha dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 10 deri në minus 4°, në disa lugina deri në minus 14°. Në Sofje do të jetë rreth minus 10°. Gjatë ditës në Bullgarinë..
Paga mesatare më e lartë në Bullgari është në qytetin e Sofjes - 3388 leva /1732 euro/, dhe më e ulëta është në Smoljan - 1617 leva /826 euro/. Kështu..