Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Çfarë është “craic” dhe si Çepellare u bë një qytet kozmopolit - një irlandez tregon

Foto: Реймонд Уилкинсон

“Unë nuk e zgjodha Bullgarinë, më tepër ajo më zgjodhi mua!” Në këtë mënyrë fillon biseda jonë me një irlandez të frymëzuar, të dashuruar pas qytetit Çepellare dhe pas maleve Rodope. Ai quhet Raymond Wikinson. Prej 25 vjetëve fati i tij është i lidhur me qytetin e vogël malor i cili është kthyer në shtëpi të tij të dytë. Për herë të parë mbërrin këtu gjatë vitit 1996, bashkë me një grup nga Rotari Klub nga qyteti i tij i lindjes Monaghan dhe dashurohet pas Çepellares përgjithmonë. “Ky është një qytet i vogël, këtu që të gjithë njihen, mbretëron një atmosferë e ngrohtë. Krijuam miqësi të reja dhe vendosa të pajisem me një apartament të vogël e të përshtatshëm dhe të kaloj këtu gjashtë muaj në vit” - tregon mësuesi i cili ka dalë në pension.

Dhe shton se në Çepellare është gjendur në një bashkësi kozmopolite prej të huajve, kryesisht nga Irlanda, Britania e Madhe, Finlanda dhe madje dhe nga Australia e Largët  dhe Afrika e Jugut. Këta janë njerëz, të cilët shumë lehtë janë integruar në realitetin bullgar me të gjitha kontradiktat e tij. Raymond është shumë kureshtar, i pëlqen të udhëtojë dhe të mësojë gjëra të reja për atdheun e tij të dytë. “Udhëtimi në Bullgari për ne është i lehtë, sepse tanimë jemi një pjesë nga Bashkimi Evropian” - thotë ai dhe shton:

Raymond Wikinson

“Asnjëherë nuk më është nevojitur që të ngas makinë këtu, sepse transporti publik është i shkëlqyer. E njëjta gjë vlen dhe për transportin hekurudhor! Kurse ato përmirësohen vazhdimisht! Kështu që është shumë e lehtë që njeriu të lëvizë nëpër vend. Dhe kuptohet, duke pasur parasysh faktin se jam pensionist, në Bullgari është shumë më lirë sesa në Irlandë. Kështu që eurot e mia më ndihmojnë të jetoj pak më mirë këtu sesa tek ne, në Irlandë”.

Në ngjashmëri të pjesës më të madhe të njerëzve të huaj dhe Raymond ndeshet me barrierën gjuhësore. Pohon se gjuha bullgare është mjaft e vështirë dhe nuk e ka mësuar, por rreth tij ka shumë bullgarë, të cilët e zotërojnë mirë gjuhën angleze. Të mos të flasim se ai lëviz mes njerëzve të ngjashëm si ai - pronësues të huaj të lumtur të pronave, të cilët në ngjashmëri të tij, shijojnë mikpritjen e njerëzve në Rodope, klimën e butë dhe natyrën e pastër. “Përveç kësaj bullgarët dhe irlandezët i ngjajmë shumë njëri-tjetrit”, është kategorik Raymond Wikinson.

“Ne pëlqejmë shumë që të pimë! Nuk ka rëndësi nëse do të jetë uiski, birë, raki ose verë - bullgarë dhe irlandezë, ne jemi pijetarë me përvojë! Në vend të dytë që të dy popujt tanë pëlqejnë shumë të këndojnë. Bullgarët këndojnë këngë popullore, por dhe hite moderne! Dhe ne, irlandezët jemi të njëjtët - neve na pëlqen shumë që të këndojmë. Aktualisht jemi 3 bashkatdhetarë nga  Monaghan me prona në qytetin Çepellare. Dhe kur bashkohemi me banues nga Çepellareja , formohet një atmosferë  shumë e këndshme, sepse organizojmë sesione muzikore.”

Gjatë muajve të verës, në qendrën e qytetit të vogël rodopës, bullgarët dhe të huajit organizojnë shfaqje të përbashkëta. Rrjedh një këmbim intensiv kulturor, i cili kontribuon për atmosferën  kozmopolite të qytetit. Raymond  lavdërohet se tanimë kanë një repertor të pasur prej “këngëve dhe valleve të popujve”.  Por, që të dy popujt tanë tepër temperament ndajnë edhe një tipar tjetër të përbashkët, sipas Raymond.

“Neve nuk na flihet gjumë! Ne rrimë deri vonë, derisa këndojmë, këndojmë dhe argëtohemi bashkë! Ka një fjalë irlandeze, e cila përdoret për nocionin “argëtim” dhe ajo është “the craic”. Jo, kjo nuk është e paligjshme dhe shkruhet në mënyrë tjetër (nga “the crack” –drogë). “Craic” është kur muzika fillon, njerëzit dëfrejnë dhe shijojnë shoqërinë e bisedave të këndshme me një pije të këndshme dhe të shijshme në dorë. Këtu, në Çepellare, ka shumë “craic”!”-thotë Raymond Wikinson dhe bën konkluzionin se në qytetin e tij të dashur rodopas ka zbuluar lumturinë dhe fatin e vet!

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Raymond Wikinson



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Fati i një tufë delesh bashkoi bullgarët në një kauzë të përbashkët për t'i shpëtuar

Prej më shumë se një jave historia e një familje blegtorësh që rritin raca vendase të deleve ka tërhequr vëmendjen e publikut në Bullgari, por edhe të bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit. Dhe në vend që të ndiqte teatrin në parlament dhe luftërat për..

botuar më 24-12-10 7.30.PD
Marijana Dimova dhe survaçkat e saj

Verë e zier, survaçka dhe rrota ferri - fryma e Krishtlindjeve në Sofje

Kush thotë se bullgarët janë njerëz të vrenjtur dhe pesimistë? Shëtisni nëpër tregjet e Krishtlindjeve të Sofjes dhe do të mbeteni me një përshtypje krejtësisht të ndryshme. Mjaftojnë dekorimet festive, muzika, dëfrimet dhe tezgat e mbushura me ëmbëlsira..

botuar më 24-12-07 10.10.PD

Në kohë pikante dhe Krishtlindjа jonë është djegëse

Shija pikante është një kulturë. Aleksandër Kjurkçiev - Sando, themeluesi i një ferme për speca djegëse pranë Sofjes dhe muzeut të parë për speca djegës në vendin tonë, është i bindur për këtë. Ai organizoi për të dytin vit radhazi festivalin “Chilli..

botuar më 24-12-07 7.00.PD