“Unë nuk e zgjodha Bullgarinë, më tepër ajo më zgjodhi mua!” Në këtë mënyrë fillon biseda jonë me një irlandez të frymëzuar, të dashuruar pas qytetit Çepellare dhe pas maleve Rodope. Ai quhet Raymond Wikinson. Prej 25 vjetëve fati i tij është i lidhur me qytetin e vogël malor i cili është kthyer në shtëpi të tij të dytë. Për herë të parë mbërrin këtu gjatë vitit 1996, bashkë me një grup nga Rotari Klub nga qyteti i tij i lindjes Monaghan dhe dashurohet pas Çepellares përgjithmonë. “Ky është një qytet i vogël, këtu që të gjithë njihen, mbretëron një atmosferë e ngrohtë. Krijuam miqësi të reja dhe vendosa të pajisem me një apartament të vogël e të përshtatshëm dhe të kaloj këtu gjashtë muaj në vit” - tregon mësuesi i cili ka dalë në pension.
Dhe shton se në Çepellare është gjendur në një bashkësi kozmopolite prej të huajve, kryesisht nga Irlanda, Britania e Madhe, Finlanda dhe madje dhe nga Australia e Largët dhe Afrika e Jugut. Këta janë njerëz, të cilët shumë lehtë janë integruar në realitetin bullgar me të gjitha kontradiktat e tij. Raymond është shumë kureshtar, i pëlqen të udhëtojë dhe të mësojë gjëra të reja për atdheun e tij të dytë. “Udhëtimi në Bullgari për ne është i lehtë, sepse tanimë jemi një pjesë nga Bashkimi Evropian” - thotë ai dhe shton:
“Asnjëherë nuk më është nevojitur që të ngas makinë këtu, sepse transporti publik është i shkëlqyer. E njëjta gjë vlen dhe për transportin hekurudhor! Kurse ato përmirësohen vazhdimisht! Kështu që është shumë e lehtë që njeriu të lëvizë nëpër vend. Dhe kuptohet, duke pasur parasysh faktin se jam pensionist, në Bullgari është shumë më lirë sesa në Irlandë. Kështu që eurot e mia më ndihmojnë të jetoj pak më mirë këtu sesa tek ne, në Irlandë”.
Në ngjashmëri të pjesës më të madhe të njerëzve të huaj dhe Raymond ndeshet me barrierën gjuhësore. Pohon se gjuha bullgare është mjaft e vështirë dhe nuk e ka mësuar, por rreth tij ka shumë bullgarë, të cilët e zotërojnë mirë gjuhën angleze. Të mos të flasim se ai lëviz mes njerëzve të ngjashëm si ai - pronësues të huaj të lumtur të pronave, të cilët në ngjashmëri të tij, shijojnë mikpritjen e njerëzve në Rodope, klimën e butë dhe natyrën e pastër. “Përveç kësaj bullgarët dhe irlandezët i ngjajmë shumë njëri-tjetrit”, është kategorik Raymond Wikinson.
“Ne pëlqejmë shumë që të pimë! Nuk ka rëndësi nëse do të jetë uiski, birë, raki ose verë - bullgarë dhe irlandezë, ne jemi pijetarë me përvojë! Në vend të dytë që të dy popujt tanë pëlqejnë shumë të këndojnë. Bullgarët këndojnë këngë popullore, por dhe hite moderne! Dhe ne, irlandezët jemi të njëjtët - neve na pëlqen shumë që të këndojmë. Aktualisht jemi 3 bashkatdhetarë nga Monaghan me prona në qytetin Çepellare. Dhe kur bashkohemi me banues nga Çepellareja , formohet një atmosferë shumë e këndshme, sepse organizojmë sesione muzikore.”
Gjatë muajve të verës, në qendrën e qytetit të vogël rodopës, bullgarët dhe të huajit organizojnë shfaqje të përbashkëta. Rrjedh një këmbim intensiv kulturor, i cili kontribuon për atmosferën kozmopolite të qytetit. Raymond lavdërohet se tanimë kanë një repertor të pasur prej “këngëve dhe valleve të popujve”. Por, që të dy popujt tanë tepër temperament ndajnë edhe një tipar tjetër të përbashkët, sipas Raymond.
“Neve nuk na flihet gjumë! Ne rrimë deri vonë, derisa këndojmë, këndojmë dhe argëtohemi bashkë! Ka një fjalë irlandeze, e cila përdoret për nocionin “argëtim” dhe ajo është “the craic”. Jo, kjo nuk është e paligjshme dhe shkruhet në mënyrë tjetër (nga “the crack” –drogë). “Craic” është kur muzika fillon, njerëzit dëfrejnë dhe shijojnë shoqërinë e bisedave të këndshme me një pije të këndshme dhe të shijshme në dorë. Këtu, në Çepellare, ka shumë “craic”!”-thotë Raymond Wikinson dhe bën konkluzionin se në qytetin e tij të dashur rodopas ka zbuluar lumturinë dhe fatin e vet!
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Raymond Wikinson
Kopshti Zoologjik në Stara Zagora ka banorë të rinj – derre femërore të llojit Pecari tajacu dhe një majmun mashkull të llojit Cebus të quajtur Llëço. Kafshët mbërritën nga Kopshti zoologjik i Sofjes në bazë të një marrëveshjeje për mbarështim. Praktika..
Në Muzeun Rajonal të Shkencave Natyrore të Plovdivit po mbahet “Festivali i Akullit” treditor, i cili do të zgjasë deri më 15 dhjetor. Festivali i kushtohet Ditës Botërore të Antarktidës (1 dhjetor) dhe është pjesë e një sërë iniciativash të organizuara..
Universiteti i Ruses organizon një sërë aktivitetesh drejtuar studentëve të huaj që studiojnë në të. Qëllimi i nismës është që të rinjtë të njihen me traditat, kulturën, historinë dhe zakonet bullgare, si dhe t'i bashkohen procesit arsimor dhe jetës..
Shoqata "GLAS" - Bosilegrad mblodhi në një seri prej 25 video-raportesh histori nga e kaluara dhe e tashmja e shumicës së fshatrave të Bosilegradit të..
Instituti i Etnologjisë dhe Folklorit me Muzeun Etnografik pranë Akademisë Bullgare të Shkencave hap ekspozitën "Thesaret e Gjalla Njerëzore -..
Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së u mblodh për të diskutuar vendosjen e masave shtesë kundër autoriteteve gjeorgjiane lidhur me përdorimin brutal të..