Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgarët jashtë vendit dhurojnë më shumë dhe zgjedhin kauza në vende të ndryshme

Foto: @BCause.bg

85% prej bullgarëve jashtë vendit e përkufizojnë veten e vet si donatorë. Ky është një nga konkluzionet e sondazhit të parë të këtij lloji për qëndrimet e donatorëve midis bashkatdhetarëve tanë jashtë vendit, i kryer nga Fondacioni BCause - përfaqësuesi bullgar në rrjetin ndërkombëtar CAF International. Të dhënat u prezantuan në lidhje me Simpoziumin Botëror të Donacioneve, edicioni i të cilit më 9 nëntor e vendosi në fokus Bullgarinë.

Anketa e qëndrimeve të donatorëve u krye në muajt shtator dhe tetor përmes një anketimi sasior online, i plotësuar nga 244 bashkatdhetarë aktivë jashtë vendit dhe 32 intervista të thelluara. Të tria shtetet në të cilat jetojnë më shumë nga të anketuarit në anketë karakterizohen nga prania e një diaspore të madhe bullgare - Britania e Madhe, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara. “Kemi pjesëmarrës dhe nga Japonia, nga Amerika Latine dhe nga vende të tjera aziatike. Sa i përket Evropës, ajo është e prezantuar pothuajse në mënyrë shteruese” - sqaroi Stojan Mihajllov nga firma e cila e ka zhvilluar konsultimin.

Stojan Mihajllov

“Disa janë konkluzionet jashtëzakonisht interesante, të cilat mund t’i bëjmë. Në vend të parë, kjo është pjesa e bullgarëve jashtë shtetit, të cilët e përcaktojnë veten si donatorë - ata janë 85%. Kjo është një përqindje mjaft e lartë dhe është dyfish e regjistruar më shumë  në krahasim me vitin 2019 - tha Mihajllov. Gjëja tjetër shumë e rëndësishme sipas meje është se bullgarët jashtë kufirit kanë një potencial mjaft më të lartë dhe si para, por dhe si kohë, të cilat të mund t’i ndajnë për bamirësi. Një nga rezultatet tona është se vullnetarët jashtë shtetit të cilët kanë deklaruar se dhurojnë kohë për kauza të ndryshme, ndajnë mesatarisht nga rreth 20 ditë në vit. Shuma mesatare e donacionit për person është 300 euro.”


Përqindja e njerëzve që dhurojnë në Bullgari rezulton të jetë e lartë - 72%, por vetëm pak prej tyre kufizohen vetëm me kauzat bullgare. Një pjesë e madhe nga të anketuarit dhurojnë  dhe në vendin ku jetojnë  dhe në Bullgari, sqaron Mihajllov: “1/4 nga të anketuarit dhurojnë vetëm për kauza në atdheun e tyre dhe mund t’i përcaktojmë si patriotë”. Jo pak bullgarë jashtë kufirit dhurojnë fonde për palë të treta, të cilët nuk janë të lidhur me vendbanimin e tyre. “Dhe kjo është diçka e pazakonshme për ne, sepse bullgarët në vendin tonë janë mësuar të dhurojnë vetëm për kauza në atdheun e tyre”, shënon Stojan Mihajllov.

Sipas fondacionit BCause studimi tregon se bullgarët jashtë vendit dhurojnë para se gjithësh në bazë të motiveve emocionale dhe për ta është e rëndësishme të raportojnë në mënyrë transparente për rezultatet e arritura në kauzën në të cilën janë përfshirë.

Elica Barakova

“Si në Bullgari, kështu dhe jashtë kufirit, bullgarët përkrahin më tepër apelimet për ndihmë të njerëzve të sëmurë. 49% kanë deklaruar se dhurojnë fonde në fushata të tilla - sqaron Elica Barakova, drejtoreshë ekzekutive e Fondacionit “BCause”- Në anën tjetër - 36%, janë ata, të cilët u dhurojnë organizatave, në të cilat bëjnë pjesë, ose të cilat i njohin prej kohe. Bëhet fjalë për një donacion strategjik i cili përsëritet shpesh dhe bëhet me motive të vetëdijshme. Pikërisht aty na tejkalojnë donatorët jashtë vendit të cilët dhurojnë kryesisht për organizata të cilat plotësojnë nevojën e tyre për të dhuruar në fusha të ndryshme - ekologjike, sociale, kulturore, në fushën e të drejtave të njeriut - një fushë e cila është pothuajse e panjohur për donatorët në Bullgari.”

Besimi dhe siguria janë elementë jashtëzakonisht të rëndësishëm nëdonacione. Sipas fjalëve të Barakovës, nuk ka një komunikim mjaft të mirë të kauzave bullgare dhe të organizatave.

Një problem tjetër, të cilin e llogarit studimi është mungesa e një mënyre për lehtësimin nga taksat për mbështetjen e ndonjë kauze bullgare.

Dhe le të mos të harrojmë se Covid-kriza i bëri bullgarët tek ne mjaft më bujarë, por rritja e raportuar në aktivitetin e dhurimit është edhe për shkak të bullgarëve jashtë vendit.

Në çdo një fushatë, midis 15% dhe 20% e donacioneve të marra janë bërë nga njerëzit jashtë vendit. Bullgarët jashtë kufirit kërkojnë kauza dhe Covid-situata qe një kauzë e tillë globale. Por, shpresojmë që këta donatorë të kenë ndërtuar dhe lidhje më afatgjata me organizatat dhe të mbeten në ndihmë të Bullgarisë dhe pas pandemisë.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: @BCause.bg



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Gjysma e diabetikëve në Bullgari nuk janë diagnostikuar dhe konsiderohen të shëndetshëm

Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..

botuar më 24-11-14 2.34.MD
Ivajllo Ivanov

Si do të ndikojë zgjedhja e Donald Trump në Evropë dhe në siguri, në mbrojtje dhe ekonomi?

“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..

botuar më 24-11-13 6.43.MD

Programi arsimor "Tregimet e pathëna të bullgarëve" me mbështetje të madhe brenda dhe jashtë vendit

Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..

botuar më 24-11-12 5.26.MD