Inflacioni do të përshpejtohet në 4,5% deri në fund të vitit, parashikon Ministria e Financave në vlerësimin e përditësuar të vjeshtës për ekonominë bullgare. Rritja mesatare vjetore e çmimeve do të jetë 2.4%. Faktori kryesor për inflacionin është rritja e ndjeshme e çmimit të lëndëve të para në tregjet botërore dhe veçanërisht të energjisë dhe ushqimit.
Këtë vit ekonomia jonë do të rritet me 4%, dhe vitin e ardhshëm rritja do të përshpejtohet në 4.6%, në rast se fillon zbatimi i Planit të Rimëkëmbjes, saktëson Ministria.Rreth mesit të janarit pritet të përmbushim kriterin e fundit për eurozonën, i cili do të na mundësojë të dorëzojmë raporte të konvergjencës në Bankën Qendrore Evropiane dhe Komisionin Evropian, tha për gazetarët kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev...
Bullgaria duhet të përqendrohet në miratimin e një buxheti që do të ndihmojë për të hyrë në Eurozonë, tha për "Nova TV" drejtoresha menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva. Sipas saj, vendi është në prag të zgjidhjes së problemit të..
41 për qind e kompanive anëtare të Dhomës Bullgare të Tregtisë presin rënie të ekonomisë në vitin 2025. Përderisa 21 për qind besojnë se nuk do të ketë ndryshim në krahasim me vitin 2024. 65 për qind e të anketuarve presin një përkeqësim të biznesit..