Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Dorëheqja e parë në BSP pas zgjedhjeve të 14 nëntorit

Kristian Vigenin
Foto: BGNES

Kristian Vigenin njoftoi se do të largohet nga kryesimi i Shtabit Zgjedhor Kombëtar të Partisë Socialiste Bullgare /BSP/. Nuk i arritëm qëllimet, theksoi Vigenin në profilin e tij social.

"BSP duhet të hyjë në negociata me "Po e vazhdojmë ndryshimin ", por para të gjithëve," tha para BNR-së Aleksandër Simov nga BSP. Fillimisht duhet të saktësohet politika që do të ndiqet dhe më pas të diskutohen emrat e ministrave, por koalicioni i ardhshëm qeverisës "do të jetë shumë i vështirë", shtoi Simov.

Sipas tij, “muaji i mjaltit” të partive të protestës në televizione ka përfunduar dhe njerëzit po presin vendime konkrete prej tyre, jo buzëqeshje. "Zëri i popullit ndëshkoi të gjithë ata që në dy parlamentet e mëparshme nuk arritën të formonin një qeveri," tha Simov.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 11 korrikun

Të enjten do të jetë me diell dhe e nxehtë. Pas mesditës do të ketë vranësira, por vetëm në disa vende do të ketë reshje shiu për një kohë të shkurtër. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 17 dhe 25°, në Sofje 18°. Maksimumi do të jetë..

botuar më 24-07-10 7.20.MD
Selia e BSP-së në Sofje

Dhe BSP nuk do të marrë pjesë në negociatat me DPS për një qeveri

Partia Socialiste Bullgare (BSP) nuk do të marrë pjesë në bisedimet me Lëvizjen për të Drejta dhe Liri (DPS) për mandatin e dytë, njoftoi qendra e shtypit e së majtës. Qëndrimi i së majtës i është drejtuar kryetarit të grupit parlamentar të DPS-së,..

botuar më 24-07-10 5.56.MD
Bojko Borisov

GERB zyrtarisht i refuzoi DPS të marrë pjesë në negociatat për formimin e qeverisë

Kryetari i Grupit Parlamentar të GERB-SDS, Bojko Borisov, i dërgoi një refuzim zyrtar DPS-së dhe konfirmoi qëndrimin e koalicionit se nuk do të marrë pjesë në negociatat për formimin e qeverisë me mandatin e dytë. Në një njoftim për shtyp të GERB..

botuar më 24-07-10 5.22.MD