3869 janë rastet e reja me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 9.4% e 41 242 testeve të kryera janë pozitive, sipas portalit coronavirus.bg. Nga të sapo infektuarit, 85% nuk janë të vaksinuar.
Të sëmurët aktivë të regjistruar janë 111 662. Numri i të shtruarve në spital ka rënë nga 7924 në 7737. Numri i pacientëve të trajtuar në reanimacion është rritur nga 725 në 767. Gjatë 24 orëve të fundit në spitale janë shtruar 779 persona të rinj të infektuar. Mbi 88% prej tyre nuk janë vaksinuar.
Edhe pse në rënie, numri i vdekjeve nga koronavirusi i konstatuar mbetet i lartë - 121 persona. Mbi 90% prej tyre nuk janë vaksinuar. 4193 persona u shëruan.
Të martën janë dhënë 22 153 vaksina. 1 647 300 persona kanë përfunduar tërë imunizimin.Ministri në detyrë i mjedisit dhe i ujërave Petër Dimitrov mbajti një video-konferencë telefonike me kolegët e tij nga Rumania dhe Ukraina, Mirça Fiçet dhe Svetllana Grinçuk. Ata diskutuan situatën pas aksidentit me cisternat ruse pranë ngushticës së..
Të martën temperaturat minimale në Bullgari do të lëvizin nga minus 2 deri në 7°, ndërsa në Sofje priten 2°. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë. Nga fundi i ditës do të ketë rritje të përkohshme të vranësirave. Do të fryjë erë mesatare, në..
Koalicioni GERB-SDS filloi negociatat me formacionet e tjera parlamentare për caktimin e një kabineti të rregullt në kuadër të Legjislaturës së 51-të të Kuvendit Popullor. Takimet mbahen para se presidenti Rumen Radev t'ia dorëzojë mandatin e parë..
Kryeministri hungarez Viktor Orbán do të vizitojë Bullgarinë këtë të premte, më 20 dhjetor, njoftoi BGNES, si dhe një sërë mediash të tjera bullgare...
Negociatat për formimin e një qeverie mes mandatarit të ardhshëm GERB-SDS dhe fraksioneve parlamentare po vazhdojnë. Ata u ulën sot në tryezën e bisedimeve..
Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga minus 0 deri në 5°, ndërsa në Sofje 0°. Gjatë ditës do të mbizotërojë mot me..