Iniciativat civile “Liri për të gjithë” dhe “Komiteti Qendror i Prindërve Bullgarë” insistojnë për anulimin e urdhrit të Ministrit të Shëndetësisë Stojço Kacarov, me të cilin aplikohet kërkesa për certifikatë të gjelbër. Sipas ankesës së tyre paraqitur në Gjykatën Administrative - Sofje, certifikata e gjelbër është diskriminuese dhe në kundërshtim me ligjin.
“Ky urdhër shfuqizon të drejtat themelore kushtetuese, kufizon të drejtën e punës, kufizon - deri diku, të drejtën e lëvizjes. E drejta për të punuar nuk është vetëm çështje e nxjerrjes së bukës së gojës, është edhe çështje e dinjitetit njerëzor”, theksojnë aplikantët. Sipas tyre, urdhri e kundërshton shoqërinë duke e ndarë në grupe.
Deputetët bënë një përpjekje të dytë të pasuksesshme për të zgjedhur një kryetar të Asamblesë Kombëtare të 51-të. Nga pesë kandidatët e nominuar, Raja Nazarjan nga GERB-SDS dhe Andrej Cekov nga "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB)..
Në një konferencë për media në Parlament, Dejan Nikollov, kryetar i partisë "Vëzrazhdane" - Sofje, bëri të ditur se sipas llogaritjeve të partisë së tij, vota e blerë është nga 400 000 deri në 500 000 vota. "Vëzrazhdane" dha shembuj me seksione zgjedhore,..
Në fillim të mbledhjes së rregullt të Këshillit të Ministrave, kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bëri thirrje për formimin e qeverisë. Sipas tij, "kjo është mënyra më e drejtpërdrejtë për t'u udhëhequr nga interesat e popullit". Qeveria e përkohshme,..
Pa ndryshim të sistemit, fondet për kulturën nuk do të ndahen siç duhet dhe do të vazhdojnë të jenë në mungesë. Para BNT-së, ushtruesi i detyrës së ministrit..
“Forca për brezin e ri” është një fushatë e re kundër bullizmit dhe dhunës në shkolla, e cila do ta mposht agresionin me fuqinë e mesazheve pozitive. Ai..
Denica Saçeva nga GERB deklaroi në një konferencë se do të ketë negociata lidershipi për formimin e kabinetit ndërmjet GERB dhe “Po e vazhdojmë ndryshimin –..