"Zëri im" është një spektakël muzikor në të cilin Kamelia Todorova do të ndajë kujtimet e saj për sukseset dhe dështimet në jetë, për momentet e lumtura dhe jo aq të lumtura në karrierën e saj. Më 22 nëntor, në Teatrin Azarjan – në sallën 2 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, këngëtarja jonë e njohur do të interpretojë disa nga hitet e saj xhaz dhe pop. Publiku do të ketë mundësinë të ndjekë me muzikë dhe video jetën e saj krijuese – “spontane, energjike, ironike dhe trishtuese – plot me shumë ulje-ngritje, por asnjëherë të mërzitshme”, siç thotë vetë ajo.
Ju kujtojmë se karriera e Kamelia Todorovës filloi në fillim të viteve 70 të shekullit të kaluar si aktore në trupën e teatrit eksperimental "4 + 4". Më vonë ajo u diplomua në Departamentin e Estradës (tani Pop dhe Xhaz) në Akademinë Kombëtare të Muzikës “Panço Vlladigerov”, në klasën e Irina Çmihova. Pas kësaj erdhën sukseset e Kamelias në Bullgari dhe në mbarë botën - si këngëtare dhe aktore, më pas dhjetë vjet "në Perëndim", pas së cilës këngëtarja përsëri u kthye në atdhe dhe “ristartoi” veprimtarinë e saj krijuese, për kënaqësinë e fansave të saj të shumtë.
Spektakli “Zëri Im”, i realizuar me mbështetjen e Bashkisë së Sofjes, është akoma një dëshmi e talentit, shpirtit aventuresk dhe guximit të saj krijues dhe në jetë.
"Ku është "shtëpia" ime?" është një pyetje, përgjigjja e së cilës duket logjike: “Aty ku kam lindur”. Por jeta e çdo një prej nesh mund të na bëjë të ndihemi njëlloj si në shtëpinë tonë në pjesë të ndryshme të botës. E tillë është rruga e pianistit..
Tre grupe të njohura evropiane do të jenë të ftuar specialë në Festivalin e 25-të të Muzikës Evropiane në Sofje. Festimet fillojnë më 12 mars dhe përfshijnë gjithsej 19 evente, të cilat do të mbahen në pranverë dhe vjeshtë. Programi i..
Me rastin e 25-vjetorit të grupit, DEEP ZONE Project u dhurojnë fansave të tyre një remix krejt të ri modern Afro House të këngës së tyre hit "Bullgarja". Dian Savov, i njohur si Dian Solo, thotë: "Ky remix i jep një jetë të re një prej..