Të mërkurën mbi Bullgarinë Lindore vranësitë do të fillojnë të çahen dhe të zvogëlohen dhe dielli do të shfaqet. Do të fryjë erë e lehtë, në bregdetin e Detit të Zi deri në mesatare veriore. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 6 gradë. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Perëndimore vranësira do të mbetet e konsiderueshme, vende-vende para mesditës me reshje të dobëta. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 6 deri në 11 gradë, për rajonin e Sofjes deri në 7 gradë.
Mbi malet në gjysmën perëndimore të vendit do të mbajë mot me vranësira dhe mjegull, para mesditës me reshje të dobëta shiu, mbi 800 metra dhe borë. Temperatura maksimale në 1200 m do të jetë deri në 4 gradë, në 2000 m rreth minus 1.
Të enjten do të ketë vranësira të shpërndara pa reshje, ndërsa temperaturat ditore do të rriten me 2-3 gradë.
Tashmë është normalizuar qarkullimi i kamionëve përgjatë autostradës “Marica” deri në pikën “Kapitan Andreevo” në kufirin me Turqinë. “Që nga mëngjesi i sotëm nuk ka më radhë kamionësh që qëndrojnë në rrugë dhe presin të kalojnë kufirin”, siguroi në një..
Përpjekja e pestë radhazi e deputetëve për të zgjedhur një kryetar të Kuvendit Popullor nuk solli rezultat. Në votim u vunë katër kandidatë - Natalija Kiselova nga "BSP-E majta e bashkuar", Petër Petrov nga "Vëzrazhdane", Raja Nazarjan nga GERB dhe Sillvi..
Me kërkesë të Prokurorisë Evropiane, u kryen kontrolle në Sofje, Burgas, Petriç dhe Rilla në lidhje me një hetim për mashtrim të dyshuar me fonde nga Bashkimi Evropian gjatë restaurimit të një kishe. Në vitin 2017 u zhvillua një prokurim publik..
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave para ndërtesës së Gjykatës së kryeqytetit do të mbahet një marsh proteste organizuar nga..
Sofja do të presë festat e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri me dekorime të shkëlqyera në të gjitha zonat e qytetit. Theksi kryesor në transformimin e..
Në prag të festës së shenjtorit të saj, baza bullgare e Antarktidës “Shën Kliment Ohridski” hapi zyrtarisht dyert. Anëtarët e ekspeditës në..