Një udhërrëfyes me afate të cilat të tregojnë progresin në fushën e reformës në drejtësi do të jetë pjesë e programit të përgjithshëm të qeverisjes së një kabineti eventual me mandatin e "Po e vazhdojmë ndryshimin" në koalicion me BSP, "Ka një popull të tillë" dhe " Bullgaria Demokratike" në sferën “Drejtësia”. Përfaqësuesit e katër formacioneve diskutuan masat lidhur me reformën në Prokurori, Këshillin e Lartë Gjyqësor, drejtësinë e specializuar, Komisionin Kundër Korrupsionit dhe organet rregulluese. Ndër masat rreth të cilave u bashkuan formacionet është ndërprerja e mandatit të Kryeprokurorit Ivan Geshev, njoftoi reporterja Sillvija Velikova.
Në negociatat për marrëveshjen e koalicionit në sektorin e transportit, pjesëmarrësit u fokusuan në sigurinë rrugore dhe kërkuan një ligj të ri për trafikun rrugor, modernizim të përshpejtuar të infrastrukturës rrugore dhe hekurudhore dhe zhvillim më aktiv të transportit ujor.
Nesër do të diskutohen temat: shëndetësia, bujqësia, arsimi dhe qeverisja elektronike.Grupi i tretë i ekspeditës së 33-të bullgare të Antarktidës mbërriti në ishullin Livingstone më 17 janar. Anija kërkimore bullgare - NIK 421 mirëpriti dhe transferoi antarktikët nga ishulli King George në ishullin Livingston, të cilat janë pjesë e..
Bullgaria prezantohet në ekspozitën ndërkombëtare për industrinë ushqimore, bujqësi dhe hortikulturë “Java e Gjelbër 2025” në Berlin, e cila fillon sot, 17 janar. Eventi, i cili do të zgjasë deri më 26 janar, është ekspozita më e madhe ndërkombëtare në..
Të premten deri në mesditë do të mbajë mot kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 6° deri në minus 1°, në disa lugina deri në minus 10° dhe maksimalet nga 2° deri në 7°...
Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e..
Ministri i ri i punëve të jashtme të Bullgarisë, Georg Georgiev, zhvilloi bisedën e parë telefonike me Përfaqësuesen e Lartë për Politikën e Jashtme dhe..
Në vendbanime të ndryshme të vendit, me këngë, valle dhe rikrijimin e riteve u shënua Dita e Ndihmës së Maternitetit, ose Dita e Gjyshes (Babinden)..