Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

KQZ shpalli zgjedhjen e Rumen Radevit dhe Ilijana Jotovës president dhe nënpresidente të Republikës

Rumen Radev dhe Ilijana Jotova
Foto: Ani Petrova

Me vendim të mbledhjes së sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) shpalli rezultatet përfundimtare të raundit të dytë të zgjedhjeve për president dhe nënpresident më 21 nëntor 2021. Fituesit e balotazhit janë kandidatët për president dhe nënpresident Rumen Radev dhe Iliana Jotova, të nominuar nga një komitet nismëtar. Ata kanë marrë 1 539 650 vota aktuale. Çifti Anastas Gerxhikov dhe Nevjana Miteva, të propozuar gjithashtu nga një komitet nismëtar, kanë marrë 733 791 vota aktuale. Me “Nuk mbështes askënd” në raundin e dytë kanë votuar 34 169 veta.

Vendimi do të botohet në Fletoren Zyrtare.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 28 gushtin

Të mërkurën masa ajrore në vend do të mbetet e paqëndrueshme. Para mesditës, mbi Bullgarinë Lindore do të zhvillohen vranësira Në disa vende do të ketë reshje shiu afatshkurtra, përkohësisht intensive, të shoqëruara me bubullima. Ka edhe kushte..

botuar më 24-08-27 7.30.MD

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është në rënie

Presioni i emigrantëve në kufirin bullgaro-turk është ulur me 70% krahasuar me vitin e kaluar. Kjo u bë e ditur nga kryekomisioneri Anton Zllatanov, drejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë Kufitare pas një takimi me drejtorin ekzekutiv të..

botuar më 24-08-27 5.23.MD

Qeveria e përkohshme u betua

Në mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor, anëtarët e Këshillit zyrtar të Ministrave, të emëruar me dekret të presidentit Rumen Radev, së bashku me kryeministrin Dimitër Gllavçev, bënë betimin para deputetëve të popullit. Në prani të..

botuar më 24-08-27 12.31.MD