3020 janë të infektuarit rishtazi me koronavirus në vend në 24 orët e fundit. 83% e tyre nuk janë vaksinuar. Krahasuar me të hënën, numri i të infektuarve është rritur me 2292 raste. 8% janë mostrat pozitive nga 36 559 testet e kryera, sipas portalit coronavirus.bg.
224 veta kanë vdekur me Covid të konfirmuar në 24 orët e fundit. 92% e tyre nuk janë vaksinuar. Në 14 ditët e fundit, vdekjet nga koronavirusi kanë qenë 1824.
105 123 janë të sëmurët aktivë. 946 janë të pranuarit rishtazi në spitale. Nga ata, 87 për qind nuk janë vaksinuar. Numri i përgjithshëm i pacientëve të shtruar në spitale është 6526. 723 persona janë në njësitë e kujdesit intensiv. 2965 persona u shëruan.
Të hënën janë dhënë 15 819 vaksina. Janë 1 762 938 persona me dy imunizime. Me një dozë të tretë, tashmë janë 92 804 persona.Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..
Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..
Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Pagesa e dytë prej 653 milionë еuro sigurisht që do të refuzohet, edhe pse Bullgaria deri më tani ka përmbushur 85% të angazhimeve të saj për reforma...
Temperaturat minimale të enjten do të jenë brenda kufijve të gjerë, nga minus 6° - minus 8° në vendet me mjegull, deri në rreth 5° në zonat..
Të mërkurën temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 5° deri në 0°, më të ulëta në zonat verilindore deri në minus 7°. Në Sofje do të jetë rreth..