Ballkani Perëndimor ka një rëndësi strategjike për NATO-n. Këtë e deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Svetllan Stoev në takimin e përbashkët të ministrave të jashtëm të NATO-s me partnerët Gjeorgjinë dhe Ukrainën në kryeqytetin e Letonisë. Ai shprehu mbështetjen e fortë të Bullgarisë për integrimin evropian dhe euro-atlantik të gjashtë vendeve në rajon, duke theksuar nevojën për bashkëpunim të zgjeruar NATO-BE në kontekstin e kërcënimeve dhe sfidave në rritje ndaj Ballkanit Perëndimor. "Përpjekjet e përbashkëta aktive të dy organizatave po e kthejnë rajonin në një zonë stabiliteti dhe prosperiteti, rezistente ndaj ndikimeve të dëmshme nga vendet e treta," tha Stoev.
Në Riga, Stoev zhvilloi edhe takime dypalëshe me homologët e tij nga Maqedonia e Veriut - Bujar Osmani dhe nga Danimarka - Jeppe Kofod.Probabiliteti për të formuar një qeveri është 50%. Këtë e kam deklaruar para Vitit të Ri, këtë e besoj edhe sot, përqindjet nuk janë rritur. Kështu tha për bTV kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija Kisellova. Për momentin kemi 8 grupe parlamentare dhe..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe Hidrologjisë. Viti ishte me një temperaturë mesatare për vendin rreth 2,1 °C mbi normat klimatike dhe..
Për të 21-in vit radhazi, Simitli po pret një festival të madh maskarade. Ajo që nisi si një argëtim lokal, sot “Simitlia – Toka e lashtë e kukerëve” është një nga ngjarjet më të mëdha të kukerëve në të gjithë vendin. Gjatë dy fundjavave në qytet do të..
Presidenti Rumen Radev i dorëzoi mandatin Rosen Zheljazkov për formimin e qeverisë, i cili u propozua nga GERB-SDS për kryeministër. Ai i ktheu..
Qeveria miratoi një projekt-amendament të ligjit për të huajt në Republikën e Bullgarisë. Ndryshimet e miratuara synojnë të sinkronizojnë dokumentin me..
Sipas Kushtetutës, sot presidenti Rumen Radev do t'ia dorëzojë mandatin për formimin e qeverisë në kuadër të Legjislaturës së 51-të Kuvendit Popullor,..