Është fakt se gjatë viteve të fundit interesi ndaj arsimit në fushën e operacioneve tregtare-bankare po shtohet dhe shkollat më prestigjioze propozojnë programe për një menaxhim financiar. Pavarësisht nga kjo, njohuritë e bullgarëve për menaxhimin e mjeteve personale mbetet i ulët. Një dëshmi për këtë është fakti se këtu lulëzon biznesi i dyqaneve të pengjeve dhe të kredive të shpejta që ofrojnë para "të lehta", por me interesa shumë të larta.
Shumë nga bashkatdhetarët tanë ranë të bllokuar në piramidat financiare që premtonin fitime të mëdha për depozituesit. Problemi fshihet në mungesën e përvojës dhe të kulturës financiare të njerëzve. Në treg veprojnë mekanizma të thjeshta, të cilat bullgari duhet t’i dijë më mirë, sqaron Kalin Radullov, specialist i diplomuar në Suedi dhe aktualisht pedagog në degën e sipërmarrjes në shkollën e mesme të Sofjes numër 19 “Elin Pelin”.
“Mjeshtëritë më të rëndësishme, të cilat duhet t’i kemi janë si të mund të ndërtojmë buxhetin tonë personal, të investojmë dhe të kursejmë një pjesë nga paratë të cilat ne i nxjerrim dhe të mund të dallojmë aktivet dhe pasivet - cila na sjellë para dhe cila na nxjerrë para nga llogaria. Bullgarët në masë nuk kanë një kulturë të tillë. Brezat të cilët kanë mësuar përpara vitit 1990 nuk kanë pasur mundësi t’i fitojnë këto njohuri, meqenëse mjeshtëritë të drejtosh paratë janë të lidhura me kushtet e ekonomisë së tregut. Sipas bullgarit tani banesa është aktivi më i madh që mund ta pronësojë. Shpeshherë kanë nga disa prona të cilat madje nuk i japin me qira. Në masë njerëzit nuk kanë kursime serioze, më pak se 5% nga bullgarët bëjnë ndonjë farë investimi, i cili t’u sjellë atyre fitim. Që gjatë 10 vjetëve të fundit tek ne filloi përhapja e tendencave të imponuara në botën perëndimore prej më të paktën1 shekulli. Aty ekziston koncepti për familje me tradita në biznes, të cilin e zhvillojnë breza të tëra me radhë. Tek ne kjo lidhje nuk ekziston.
Dhe sot, qëndrimi ndaj parave tek bullgari pasqyrohet më saktë në urtësinë e vjetër popullore “Njeriu di edhe dy, edhe dyqind”, domethënëmund të ketë shumë, por mund të ketë dhe shumë pak. Por, kohërat ndryshojnë dhe madje dhe maksima se duhet të kursejmë para të bardha për ditë të zeza sikurse e ka humbur pak kuptimin e vet, sepse kursimet duhet të kenë një qëllim konkret-të na sjellin më shumë të ardhura.
Gjithsesi, kursimi dhe planifikimi i arsyetuar i shpenzimeve janë gjëja më e rëndësishme, me të cilën duhet të mësohet çdo një fëmijë që në moshë më të re.
“Akoma si të vegjël fëmijët i kanë arkat e veta të vogla të kursimit dhe është mirë që t’i mësojmë që t’i kursejnë paratë aty, por dhe të kenë qëllim për to - sqaron Ivan Atanasov, bashkëthemelues i Fondacionit Coins Academy, në një intervistë për BNR-Bllagoevgrad. Kështu fëmijët mësojnë se kur marrin para xhepi, ata mund të kursejnë një pjesë prej tyre për nevoja të ardhshme me fjalë të tjera të mos harxhojnë çdo gjë në moment. Dobia dhe përfitimet për shoqërinë nga edukimi financiar janë të mëdha. Tanimë si më të moshuar ata do të kenë mundësi më të mëdha të realizohen, dhe do të kenë guxim dhe vetëdije të marrin përsipër një rrezik financiar, të bëhen sipërmarrës. Kjo është e lidhur me mirëqenien e të gjithë shoqërisë. Njerëzit do të bëhen më të pasur, kur të kuptojnë se çfarë përbëjnë paratë dhe sesi më drejtë të mund të drejtohen.”
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkiv, Monety Academy, Facebook /Kalin RadullovPlaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër kopshtin zoologjik, si dhe një kuiz me dhurata për fëmijët, njofton Bashkia e Burgasit. Veprimtaria është..
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Plaku i Krishtlindjeve do të shpërndajë dhurata për kafshët në Kopshtin Zoologjik të Burgasit më 25 dhjetor. Planifikohet një turne festiv nëpër..
Optimizëm i kujdesshëm për Sirinë - ky është pozicioni që ka mbizotëruar deri më tani në BE që nga rënia e regjimit të Bashar Asadit. Shumica e politikanëve..
Nata e Buzmit është një nga ato festat e qeta familjare, të mbushura me shpresë për ditët në vijim. Në kufirin mes të shkuarës dhe të tashmes,..