Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 8 dhjetorin

Në festën studentore reshjet do të pushojnë

Foto: Ani Petrova

Gjatë natës së 7 duke u gdhirë 8 dhjetori në Bullgarinë Veriperëndimore do të vazhdojë të bjerë borë, në zonat e tjera – shi. Deri në mëngjes reshjet do të pushojnë.

Të mërkurën nga jugperëndimi vranësira do të çahet. Në shumë zona do të ulet deri me diell. Do të vazhdojë të fryjë erë mesatare nga veriperëndimi. Temperaturat minimale do të jenë nga minus 3 në perëndim deri në 5 gradë në bregun e Detit të Zi. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 2 deri në 7 gradë, në rajonin e Sofjes deri në 1 gradë.

Në zonat malore para mesditës do të mbajë mot i vranët me reshje bore. Më pas, me erë mesatare veriperëndimore, vranësirat do të shpërthejnë deri me diell. Temperatura maksimale në 1200 metra do të jetë deri në 1 gradë, në 2000 m rreth minus 4.

Të enjten do të jetë pa reshje, temperaturat minimale do të bien dhe temperaturat ditore do të rriten.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Parashikimi i motit për 9 janarin

Mëngjesin e së enjtes do të krijohet mjegull në ultësira dhe lugina. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 0 dhe 5°, në rajonet ekstreme lindore 8-10°, në Sofje rreth 1°. Temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 17°, më të ulëta, deri..

botuar më 25-01-08 7.30.MD

DB kërkon që emri i kryeministrit të përcaktohet në një takim lidershipi

“Bullgaria Demokratike” (DB) përmes një mesazhi për mediat deklaroi se kërkon që propozimet për kryeministër dhe përbërja e Këshillit të Ministrave të diskutohen në një takim lidershipi dhe pas arritjes së marrëveshjes përfundimtare të menaxhimit...

botuar më 25-01-08 2.31.MD

Partitë përcaktuan prioritetet e tyre në seancën e re parlamentare

Seanca e re plenare e Kuvendit Popullor nisi me deklarimet për prioritetet e partive. Për GERB-SDS detyrë kryesore është formimi i një qeverie të rregullt dhe një mazhorancе të qëndrueshme qeverisëse, deklaroi deputeti Toma Bikov. Ai shpjegoi se në javët në..

botuar më 25-01-08 1.46.MD