Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Maratona zgjedhorе në Bullgari provokoi edhe karikaturistët

Karikaturisti Ivajllo Cvetkov: Politika jonë është si një spektakël në kurriz të popullit

Foto: YouTube

Karikatura është një koment satirik dhe laraman plotë ngjyra për atë që po ndodh përreth nesh, prandaj askush nuk mbetet indiferent. Rrjetet sociale janë një fushë e lirë për shfaqjen e mjeshtërve të karikaturave me ngjyra, ndërsa fluturimi i imagjinatës së tyre tashmë nuk njeh kufi.

Me fillimin e pandemisë, Covid-19 u bë protagonist i karikaturistëve të mbarë botës. Një vit më vonë në vendin tonë kjo temë u tërhoq në plan të dytë, ndërsa mjeshtrit bullgarë të karikaturës u fokusuan mbi personazhet në politikë.  Maratona zgjedhore në vitin 2021 dha shumë material për punë. Bullgarët dolën për të votuar gjithsej katër herë. Teknologjia u ndryshua për shkak të votës së detyrueshme me makinë. Kështu në vizatimet e piktorëve elektorati u shndërrua në një makinë, e cila voton automatikisht. Duke shtuar dhe pasurimin e skenës politike me formacione dhe personazhe të njohura nga shou-biznesi – tabloja u bë edhe më laramane dhe e përshtatshme për karikaturë.

Ka shpjegim pse edhe tani, në kohën e teknologjive digjitale, njeriu i zakonshëm vazhdon të pëlqejë dhe të ndajë në rrjetet sociale karikaturat, të cilat ndonjëri i ka bërë. Kjo është ashtu, sepse njeriut i pëlqen ta shohë sundimtarët të karikaturizuar, të ekzagjeruar. Kjo është si një hakmarrje e tij të vogël dhe ai gëzon karikaturën” – thotë njeri prej piktorëve të njohur në këtë gjini Ivajllo Cvetkov.

Politika jonë është një spektakël,i cili është në kurriz të popullit. Përndryshe në se flasim për shoumenët (në politikë), roli i tyre nuk është i madh, sepse ata fituan vota, por më pas u tërhoqën nga pushteti. Por shumë nga ato parti, të cilat e quajtën veten se janë nga protesta, janë plotë njerëz nga statukoja – deputetë, ministra, kryetarë të grupeve parlamentare, avokatë të popullit, të cilët tashmë janë në politikë për më shumë se 10 vjet. Ata u dënuan në votimin e tretë, sepse sovrani jo vetëm pi raki dhe ha turshi, por edhe dredh mustaqe dhe shikon se kush çfarë bën. Këtë verë udhëtova dhe bisedova me njerëzit. E kuptova, se bullgari akoma luhatet dhe kërkon shpëtimtarin e ri, i cili të vijë dhe me një shkop magjik të rregullojë shtetin pa u mërzitur ne. Prapë ne lëvizemi mbi parimin provë-gabim dhe përsëri trazojmë në sobën e nxehtë për të kuptuar, se nuk duhet. Po humbin kohë të çmuar! Tashmë 32 vjet jemi në një tranzicion të pandërprerë dhe akoma nuk e kemi të qartë drejtimin, në të cilin po shkojmë. Madje jam dakord që të mos ketë tema për ne karikaturistët, por të bëhet më mirë për shtetin.” 

Në këtë gjini punojnë vetëm njerëz mendjemprehtë, të cilët nuk kanë frikë të interpretojnë temat aktuale të asaj që po ndodh këtu dhe në gjithë botën. “Ka shumë shembuj për politikanë, që nuk pëlqejnë sesi duken në karikaturat, por fatmirësisht në vendin tonë piktorë të ndëshkuar nuk ka” – thotë Ivajllo Cvetkov: 

“Në Bullgari ka liri të shprehjes dhe të fjalës, tjetër çështje është se kush dhe si e shfrytëzon atë. Në vendin tonë mund të vizatosh gjithçka. Mund të shprehësh qëndrimin tuaj lirisht, pa u burgosur, pa u persekutuar dhe pa u gjobitur siç ndodh në vende të tjera të botës. Përndryshe politikanët tanë vet hyjnë në situata, kështu që karikaturistit nuk i mbetet gjë tjetër, veçse të vizatojë ndodhinë. Secili mund të jetë subjekt i një karikature – dhe presidenti, dhe të gjithë poshtë në hierarkinë , por nuk mund ta fyesh në karikaturë dhe ta vendosësh në një situatë absurde. Do të thuash atë që ke planifikuar, por nëpërmjet simboleve, vërejtjeve, madje edhe shaka – në mënyrë që të mbrosh dinjitetin personal të njeriut, sepse kështu mbron edhe dinjitetin e vetë. Ky është rregulli i vetëm, tjetra lejohet sapo të gjesh një arsye për karikaturë.”

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: Facebook/ivailo.tsvetkov



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Atanas Dallçev

120 vjet nga lindja e Atanas Dallçevit - një prej poetëve më të mëdhenj të Bullgarisë

Një nga poetët më të rëndësishëm bullgarë - Atanas Dallçev - lindi më 12 qershor 1904 në Selanik, në një familje të pasur që jetonte pranë Kullës së Bardhë. Babai i tij, Hristo Dallçev, ishte ndër qytetarët e shquar bullgarë në Selanik - jurist për..

botuar më 24-06-12 11.01.PD
Prof.Vlladimir Kefallov

Prof. Kefallov është ndër 10 specialistët më të mirë në studimin e syrit njerëzor në SHBA

Emri i Prof. Vlladimir Kefallov është në listën e shkencëtarëve që fituan çmimin prestigjioz Bresler për meritat në studimin e organit të të parit të njeriut në vitin 2019. Zbulimet më të rëndësishme të fizikanit bullgar, i cili jeton dhe punon në..

botuar më 24-06-07 7.10.PD
Darena Gesheva me bashkëshortin e saj Krikor, gjithashtu anestezist

Darena Gesheva dhe jeta e saj e denjë për një roman aventuresk

Knezha, Sofja, Afrika e Jugut, Botsvana dhe ... Asenovgrad ndërthuren në jetën e bashkatdhetares sonë Darena Gesheva dhe sigurisht i japin asaj kujtime të panumërta për t'u treguar miqve dhe vizitorëve në kafenenë e saj në qytetin afër Plovdivit. Vendi..

botuar më 24-06-05 7.30.PD