Urdhri i parë, nëse bëhem kryeministër, do të jetë që të gjithë në Këshillin e Ministrave të kenë certifikatë jeshile, tha në fjalimin e tij programor në Kuvendin Popullor i nominuari për kryeministër Kirill Petkov. Ai e filloi fjalimin e vet duke thënë: "Sot është një ditë e rëndësishme për të vazhduar ndryshimin - ndryshimin e mentalitetit dhe ndryshimin në qeverisje" dhe i përshkroi prioritetet.
Synimi në sektorin e energjetikës është shmangia e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë nga 1 janari, si dhe diversifikimi që të mos varemi nga askush. Në shëndetësi, detyra kryesore është luftimi i krizës Covid duke rritur vaksinimin vullnetar. Motoja e kabinetit të ardhshëm do të jetë “Zero tolerancë ndaj korrupsionit.” Nga tribuna e Parlamentit Kirill Petkov i bëri thirrje opozitës që të mbështesë ndryshimet kushtetuese që të mund të ketë vendi ynë një drejtësi të vërtetë dhe të ndershme.Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit, njoftoi BTA. Gjatë bisedimeve sindikata do të paraqes qëndrimin e saj për rritjen e pagave në sektorin..
Fondet do të gjenden për të dyja procedurat – “Drekë e nxehtë” dhe “Kujdes në shtëpi”, të cilat janë ndër masat më të kërkuara për të mbështetur shtresat më të cenueshme. Ministri i punës dhe politikës sociale, Borisllav Gucanov, gjatë kontrollit..
Një sondazh i pavarur i Agjencisë Sociologjike "Mjara" tregon një qëndrim serioz restriktiv, madje edhe represiv të shoqërisë bullgare në lidhje me çështjet aktuale të arsimimit dhe edukimit shkollor. Ajo u mbajt në periudhën 29 - 31 janar 2025 mes..
Ekspozita dokumentare "Ringjallja e Lirisë" hapet në galerinë e hapur në kopshtin e qytetit të Sofjes. Ekspozita i kushtohet Festës Kombëtare të 3..
Në një ceremoni në prani të presidentit Rumen Radev, flamuri bullgar u ngrit në një shtyllë prej 21 metrash në zonën e Zvezdata pranë qytetit Etropole..
Konfederata e Punës “Podkrepa” javën e ardhshme do të fillojë një sërë takimesh me grupet parlamentare në Kuvendin Popullor për temën e buxhetit,..