Urdhri i parë, nëse bëhem kryeministër, do të jetë që të gjithë në Këshillin e Ministrave të kenë certifikatë jeshile, tha në fjalimin e tij programor në Kuvendin Popullor i nominuari për kryeministër Kirill Petkov. Ai e filloi fjalimin e vet duke thënë: "Sot është një ditë e rëndësishme për të vazhduar ndryshimin - ndryshimin e mentalitetit dhe ndryshimin në qeverisje" dhe i përshkroi prioritetet.
Synimi në sektorin e energjetikës është shmangia e rritjes së çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët familjarë nga 1 janari, si dhe diversifikimi që të mos varemi nga askush. Në shëndetësi, detyra kryesore është luftimi i krizës Covid duke rritur vaksinimin vullnetar. Motoja e kabinetit të ardhshëm do të jetë “Zero tolerancë ndaj korrupsionit.” Nga tribuna e Parlamentit Kirill Petkov i bëri thirrje opozitës që të mbështesë ndryshimet kushtetuese që të mund të ketë vendi ynë një drejtësi të vërtetë dhe të ndershme.“Pas votimit të sotëm për kryetar të Kuvendit Popullor, “Po e vazhdojmë ndryshimin” kërkoi dorëheqjet e Daniell Llorer dhe Javor Bozhankov”, shkroi në faqen e tij në Facebook bashkëkryetari i partisë Kirill Petkov. Tri vota nuk mjaftuan për të..
Në një mbledhje rekord të zgjat 18 ditore, përfaqësuesit e popullit bënë përpjekjen e shtatë të pasuksesshme për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit Popullor. Pas disa pauzave dhe rivotimit të kandidaturës së deputetit më të moshuar, Sillvi Kirillov nga..
Lideri i "DPS - Fillimi i Ri" Deljan Peevski u shpreh se është gati për postin e kryeministrit. “Kur të jemi partia e parë do të formoj qeverinë”, deklaroi ai në margjinat e Kuvendit Popullor. “Nëse bullgarët i japin përgjegjësi “DPS – Fillimi i..
Përplasjet para Teatrit Kombëtar "Ivan Vazov" lidhur me premierën e pjesës "Armët dhe njeriu" të Bernard Shaw u bënë një rast që 247 organizata..
Në një takim kombëtar për rastet e shpeshta të agresionit në vende publike dhe dhunës në familje, të thirrur nga i ngarkuari me postin kryeprokuror..
Eurozona mbetet një prioritet, por kabineti teknik pret që Legjislatura e 51-të të Kuvendit Popullor të fillojë punën për të diskutuar buxhetin,..