Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kirill Petkov u zgjodh Kryeministër

| rinovuar më 21-12-13 4.46.MD
Kirill Petkov
Foto: BGNES

Me 134 vota pro dhe 104 kundër, Kuvendi Popullor zgjodhi qeverinë e re me në krye Kryeministrin Kirill Petkov dhe miratoi strukturën dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave. 

Kundër votuan deputetët e GERB-SDS, Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe të “Vëzrazhdane”. Ministrat e rinj u betuan në emër të Bullgarisë se do ta respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e vendit.

Kirill Petkov, 41 vjeç, ka mbaruar në degën e financave në Vankuvër, ai ka gjithashtu një diplomë master në Administrim Biznesi nga Universiteti i Harvardit. Kryeministri i ri është një sipërmarrës që zhvillon projekte në fushën e inovacionit me vlerë të shtuar të lartë, ka një biznes të suksesshëm në zhvillimin e probiotikëve dhe bioteknologjive. Ai ishte Ministër i Ekonomisë në qeverinë e parë teknike të emëruar nga Presidenti Rumen Radev në maj të këtij viti.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Takoni kukullat" në Teatrin e të rinjve më 22 mars

Teatri i të rinjve të Sofjes "Nikollaj Binev" fton fëmijët të njihen nga afër me kukullat e tyre të preferuara. Aktiviteti organizohet me rastin e Ditës Botërore të Teatrit të Kukullave, të cilën e festojmë më 21 Mars. Qëllimi është që publiku t'i..

botuar më 25-03-22 6.10.PD

Parashikimi i motit për fundjavën

Të shtunën temperaturat minimale do të jenë nga minus 2 deri në 3°. Në Sofje do të jetë rreth 0°. Gjatë ditës do të mbajë mot me diell me vranësira të shpërndara të larta, kryesisht mesatare, të konsiderueshme dhe të larta mbi Bullgarinë Veriore..

botuar më 25-03-21 7.40.MD

Ministri i bujqësisë premtoi mbrojtjen e bujqve

"Ne mbrojmë prodhuesit bujqësorë dhe interesin publik. Në hartimin e projektligjit jemi udhëhequr vetëm nga ky qëllim." Këtë e bëri të ditur ministri i bujqësisë dhe ushqimit, Georgi Tahov, në një takim me përfaqësues të zinxhirëve të shitjes me..

botuar më 25-03-21 6.09.MD