Sipas zakoneve popullore, në prag të Krishtlindjeve zjarri në oxhak nuk duhet të shuhet. Ndërsa Pema e Krishtlindjes, pema që vendoset në vatër, pritet në mëngjes para darkës rituale. Burrat zgjedhin një pemë të shëndoshë që jep shumë fruta dhe gjatë prerjes kujdesen që të mos e prek tokën. Më pas pema merret në shtëpi. Në oborr ai që e sjell pyet: “A e madhëroni Zotin e Ri?”, dhe nikoqirët përgjigjen: “Po e madhërojmë! Po e madhërojmë! Mirë se vini!”
Pas kësaj interpretohen këngë rituale që shoqërojnë shenjtërimin e pemës – e lyejnë atë me vaj të shenjtëruar në kishë, hapin një vrimë në skajin e trashë dhe vendosin vaj, temjan dhe verë, pastaj vendosin një pykë druri dhe e mbështjellin me pëlhurë të pastër prej liri, ose kërpi.
Në të gjitha këngët e interpretuara në këtë ditë gjithmonë është i pranishëm imazhi i pemës në degët e së cilës do të zbresë Zoti i Ri. Disa prej tyre tregojnë edhe për rritjen e mrekullueshme të “Pemës së lartë të Zotit”, e cila mban me majën e saj qiellin blu.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Pak ditë më parë (më 22 maj) Ljubo Kirov dha një koncert në sallën e famshme Troxy në Londër. “Ljubo bëri një shfaqje muzikore të nivelit botëror. Për më shumë se dy orë publiku këndoi me të këngët e albumit të tij të ri “Më puth” , si dhe hitet..
Dita e Vëllezërve të Shenjtë Kirill dhe Metodij, dita e alfabetit, arsimit dhe kulturës bullgare dhe e letërsisë sllave 24 maj, nuk është vetëm një festë zyrtare për vendin tonë. Kjo është ndoshta festa më e dashur dhe me siguri festa që..
“ Festivali i margaritarëve klasikë, zbulimeve muzikore, traditës dhe rinisë… Mbi njëqind evente me pjesëmarrës nga 17 vende në gjashtë “Javë Muzikore të Sofjes” . Bëhet fjalë për forumin më të vjetër muzikor të Sofjes. Edicioni i tij i pesëdhjetë..
Pak ditë më parë (më 22 maj) Ljubo Kirov dha një koncert në sallën e famshme Troxy në Londër. “Ljubo bëri një shfaqje muzikore të nivelit botëror...