Përfaqësuesit bullgar të “Eurovizionit për Fëmijë” 2021 -Denisllava Dimitrova dhe Martin Stojanov janë në Paris, ku më 19 dhjetor do të zhvillohet finalja e madhe e konkursit.
“Jam shumë i lumtur se jemi në Paris. Tanimë u njohëm me fëmijët të cilët do të prezantojnë Shqipërinë dhe Kazakistanin në konkurs”, thotë Martini, kurse Denisllava shton: “Nuk kam durim që të hipim në skenë. Kemi përgatitur befasi të shumta dhe do të jemi shumë të lumtur po të na përkrahni.”
Për herë të parë votimi për këngët e shteteve të veçanta, do të mund të realizohet dhe nga territori i tyre, jo vetëm nga jashtë. Kështu që edhe bullgarët tek ne do të mund të votojnë për pjesëmarrësit tanë. Votimi online filloi akoma më 17 dhjetor në adresën.
Dëgjoni këngën bullgare në edicionin e 19 të konkursit dhe e përkrahni:
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Këngëtari i ri Atanas Kateliev së fundi prezantoi videon e këngës “Për njeri tjetrin”. Ajo është nga albumi i tij i parë që doli në tregun muzikor në vitin 2021. Atanas në fakt për nga arsimi është inxhinier - ai u diplomua për automatizim, dhe..
Filarmonia e Sofjes do të mbajë një koncert në sallën e Vjenës Musikverein. Në programin e Orkestrës Simfonike Kombëtare nën drejtimin e dirigjentit Najden Todorov është suita groteske “Xha Ganjo” nga klasiku bullgar Veselin Stojanov dhe..
Tre muzikantë të shquar klasikë do të prezantojnë në Plovdiv një koncert të dhomës të titulluar "Rapsodia Bullgare" vetëm me vepra të kompozitorëve të njohur bullgarë . Koncerti është në sallën “Sëedinenie” /Bashkimi/ më 16 maj dhe është në..
Këngëtari i ri Atanas Kateliev së fundi prezantoi videon e këngës “Për njeri tjetrin”. Ajo është nga albumi i tij i parë që doli në tregun muzikor në..