Bullgaria do të jetë mikpritëse e Kampionatit Ballkanik, që është kualifikim për Kampionatin Evropian të Volejbollit për të rinj deri më 18 vjeç. Turneu do të mbahet nga 12 deri më 16 janar 2022 në sallën sportive “Levski Sofia”, njoftoi Federata bullgare e Volejbollit. Kundërshtarë të skuadrës bullgare, të drejtuar nga Viktor Karagjozov, do të jenë skuadrat kombëtare të Serbisë, Turqisë, Rumanisë, Greqisë dhe Malit të Zi. Fituesi në këtë turne do të fitojë një kuotë të drejtpërdrejtë për kampionatin Evropian gjatë vitit të ardhshëm, që do të zhvillohet në Gjeorgji midis 9 dhe 18 korrikut.
Gjatë verës së vitit 2021 skuadra e Viktor Karagjozovit përfundoi në vendin e pestë në Kampionatin Evropian për të rinj në moshë deri më 17 vjeç. Tani skuadra jonë do të ketë shanse të mëdha për klasifikim në finalet evropiane dhe për shkak të përkrahjes së publikut bullgar.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Raketa e parë e Bullgarisë Grigor Dimitrov u kualifikua në raundin e dytë të US Open. Në paraqitjen e tij të 14-të në turneun Grand Slam në Nju Jork, Dimitrovi i nëntë fitoi ndaj kualifikuesit të 209-të francez në botë Kyrian Jacquet me 6:3, 6:4,..
Tre bullgarë nisen për të marrë pjesë në Lojërat Paraolimpike në Paris 2024, të cilat do të fillojnë më 28 gusht dhe do të vazhdojnë deri më 8 shtator. Sportistët tanë do të përfundojnë pjesëmarrjen e tyre brenda vetëm 2 ditëve – 30 dhe 31 gusht (e..
Qyteti Burgas organizon një mbrëmje spektakolare gala, e cila mbledh dhjetëra kampionë të sporteve luftarake në një vend. Organizata prestigjioze botërore MMA po zhvillon të shtunën më 24 gusht garat nga zinxhiri BRAVE 86, për të cilat vijnë disa..