Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Festimi i 30 vjetorit të nënshkrimit të Protokollit të Madridit

Për mbrojtjen e Antarktidës, fillimin e vështirë të ekspeditës bullgare dhe pinguinin Gosho

Profesori Hristo Pimpirev: Antarktida duhet të ruhet në këtë pamje të saj për brezat e ardhshëm

7
Foto: BGNES

Protokolli i Madridit nga viti 1991 është një nga dokumentet më të rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit. Përmes tij përcaktohen rregulla dhe kritere të rrepta për ruajtjen e Antarktidës-pjesë e tokës në Kontinentin e Akullt, e cila ka përqendruar resurse të mëdha prej pasurive natyrore, një biodiversitet të pabesueshëm, i njohur si laboratori më i madh natyror në planet. Më 4 tetor gjatë këtij viti në Madrid u shënua 30 vjetori nga nënshkrimi i Protokollit me një konferencë ndërkombëtare për ruajtjen e kontinentit me pjesëmarrjen e Bullgarisë, si një nga vendetnë botë të cilat punojnë në mënyrë më aktive për ruajtjen e Antarktidës.

Konferenca kishte jehonën e vet dhe në Sofje, në sallën hyrëse të Universitetit të Sofjes, ku u festuan dy përvjetorë të rëndësishëm-tre dekada nga protokolli i Madridit dhe 30 vjet një bashkëpunim i suksesshëm shkencor midis Bullgarisë dhe Spanjës. Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë shkencëtarë të njohur nga Bullgaria dhe Spanja, të cilët ia kanë përkushtuar punën e tyre ruajtjes dhe studimit edhe më të thelluar të Antarktidës.

Alejandro Polanco

“Festimi i kësaj ngjarjeje është jashtëzakonisht i rëndësishëm këtu, në Bullgari, ku mirëmbahet dhe ushqehet angazhimi i vendit ndaj Protokollit të Madridit”, tha në fjalën e tij ambasadori spanjoll Alejandro Polanco dhe theksoi se përveç bashkëpunimit thjesht shkencor ndërmjet bazave në Antarktidë “Shën Kliment Ohridski” dhe “Huan Carlos I” në ishullin Livingston, të dy ekipet kanë ndërtuar marrëdhënie të ngrohta miqësore, të cilat kontribuojnë gjithashtu në një bashkëpunim më të mirë ndërkombëtar midis dy vendeve.

Puna e antarktikëve bullgar është e lidhur ngusht me profesorin Hristo Pimpirev, drejtor i Institutit Antarktik Bullgar, i cili thekson rëndësinë e Kontinentit të Akullt për jetën e të gjithë njerëzimit dhe domosdoshmërinë të mund të ruhet si një vend për paqe dhe studime dhe të ruajtur në këtë pamje të vet për brezat e ardhshëm.

Përpara Radio Bullgarisë profesori Pimpirev tregoi për fillimin e vështirë të ekspeditës së sivjetshme bullgare

“Ekspedita startoi dhe baza ishte e hapur për dy orë, por koha ishte jashtëzakonisht e keqe. Në breg kishte një akullthyes të madh me blloqe 200-300 kilogramë, të cilët  përplaseshin me rrezik lëndimi. Vetëm 7 veta mundën të arrijnë deri në bazën bullgare. Ata e hapën, nxorën makinat dhe pritën të tjerët, por kapiteni vendosi të mos zbarkonte më dhe të shtatë burrat u kthyen në anije. Për herë të parë në historinë 30 vjeçare të ekspeditës baza do të hapet dy herë. Anija u kthye mbrapsht drejt Amerikës Jugore, i la eksploruesit polarë bullgarë në ishullin King George, ku u strehuan në bazën e Uruguait Artigas.  Ata janë në gjendje të mirë dhe pres që të largohen sërish, gjë që shpresoj të ndodhë për Krishtlindjet, në mënyrë që të festojnë festat në bazën bullgare. Në këtë mënyrë vonohet kryerja e programit me më shumë se 10 ditë. Grupi i cili duhej të ndërtonte themelet e laboratorit shkencor bullgar do të kthehet pak më vonë, do të ndeshen me shkencëtarët të cilët do të udhëtojnë në mesin e janarit, por në  Antarktidë asgjë nuk është e parashikuar dhe varet jashtëzakonisht shumë nga kushtet atmosferike.”

“Ky është një libër shumë simpatik i bazuar mbi një histori të vërtetë të pinguinit Gosho, nga ekspedita jonë e dytë gjatë vitit 1993-1994. Atëherë gjetëm një pinguin të plagosur dhe e morëm. Ai nuk donte të pranonte asnjë lloj ushqimi, përveç ushqimit nga shoqja e tij - pinguinë, e cila i sillte ushqim, meqenëse pinguinët janë monogamë dhe jetojnë në çifte.

Pinguini Gosho çalonte pak, por të dy u larguan dhe pas kësaj çdo vit na priste në breg. Në librin pinguini Gosho tregon për jetën e tij në Antaktidë, për takimin e tij me bullgarët dhe me fokën e leopardit nga dhëmbët e të cilit e shpëtuam dhe si e shpëtuam.”

Në hyrjen e Universitetit të Sofjes është renditur ekspozita e radhës “30 vjet bashkë në Antarktidë”. Ajo tregon momente kureshtare nga jeta e bazës bullgare në ishullin Livingstën. Fotot u mblodhën dhe u publikuan në një album me të njëjtin titull.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: BGNES




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Toka e trëndafilave" - një film për shpresën se ne mund të jemi më të mirë dhe më të hapur ndaj njerëzve me aftësi të kufizuara

Të dhënat e censusit të popullsisë në vendin tonë, të kryer në vitin 2021, tregojnë se në vend jetojnë 654 547 persona, të cilët janë me paaftësi të përhershme pune ose aftësi të kufizuara . Prej tyre, 22 248 janë fëmijë, dhe 632 299 janë persona të..

botuar më 24-09-30 7.30.PD

SOS për Kënetën Bojana - a do t'i mbijetojë ekosistemi unik pranë Sofjes bastisjeve të biznesit?

Këneta е Bojanës është e vetmja ligatinore natyrore në territorin e Sofjes, e cila është ende shtëpia e një numri speciesh të mbrojtura të bimësisë ujore, amfibëve dhe zvarranikëve. Ky fenomen natyror ndodhet në 670 m mbi nivelin e detit midis disa..

botuar më 24-09-29 8.25.PD

Përkthyesja Svilena Georgieva: Mësimi i gjuhëve të huaja na mëson të duam dhe të vlerësojmë bullgarishten tonë

Diversiteti kulturor dhe gjuhësor – pikërisht kjo e dallon Bashkimin Evropian dhe gjuhët e folura në komunitet janë një pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të Evropës. Ka 24 gjuhë zyrtare në BE dhe sa herë që në të anëtarësohen shtete..

botuar më 24-09-28 6.25.PD