Protokolli i Madridit nga viti 1991 është një nga dokumentet më të rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit. Përmes tij përcaktohen rregulla dhe kritere të rrepta për ruajtjen e Antarktidës-pjesë e tokës në Kontinentin e Akullt, e cila ka përqendruar resurse të mëdha prej pasurive natyrore, një biodiversitet të pabesueshëm, i njohur si laboratori më i madh natyror në planet. Më 4 tetor gjatë këtij viti në Madrid u shënua 30 vjetori nga nënshkrimi i Protokollit me një konferencë ndërkombëtare për ruajtjen e kontinentit me pjesëmarrjen e Bullgarisë, si një nga vendetnë botë të cilat punojnë në mënyrë më aktive për ruajtjen e Antarktidës.
Konferenca kishte jehonën e vet dhe në Sofje, në sallën hyrëse të Universitetit të Sofjes, ku u festuan dy përvjetorë të rëndësishëm-tre dekada nga protokolli i Madridit dhe 30 vjet një bashkëpunim i suksesshëm shkencor midis Bullgarisë dhe Spanjës. Në këtë ngjarje të rëndësishme morën pjesë shkencëtarë të njohur nga Bullgaria dhe Spanja, të cilët ia kanë përkushtuar punën e tyre ruajtjes dhe studimit edhe më të thelluar të Antarktidës.
“Festimi i kësaj ngjarjeje është jashtëzakonisht i rëndësishëm këtu, në Bullgari, ku mirëmbahet dhe ushqehet angazhimi i vendit ndaj Protokollit të Madridit”, tha në fjalën e tij ambasadori spanjoll Alejandro Polanco dhe theksoi se përveç bashkëpunimit thjesht shkencor ndërmjet bazave në Antarktidë “Shën Kliment Ohridski” dhe “Huan Carlos I” në ishullin Livingston, të dy ekipet kanë ndërtuar marrëdhënie të ngrohta miqësore, të cilat kontribuojnë gjithashtu në një bashkëpunim më të mirë ndërkombëtar midis dy vendeve.
Puna e antarktikëve bullgar është e lidhur ngusht me profesorin Hristo Pimpirev, drejtor i Institutit Antarktik Bullgar, i cili thekson rëndësinë e Kontinentit të Akullt për jetën e të gjithë njerëzimit dhe domosdoshmërinë të mund të ruhet si një vend për paqe dhe studime dhe të ruajtur në këtë pamje të vet për brezat e ardhshëm.
Përpara Radio Bullgarisë profesori Pimpirev tregoi për fillimin e vështirë të ekspeditës së sivjetshme bullgare
“Ekspedita startoi dhe baza ishte e hapur për dy orë, por koha ishte jashtëzakonisht e keqe. Në breg kishte një akullthyes të madh me blloqe 200-300 kilogramë, të cilët përplaseshin me rrezik lëndimi. Vetëm 7 veta mundën të arrijnë deri në bazën bullgare. Ata e hapën, nxorën makinat dhe pritën të tjerët, por kapiteni vendosi të mos zbarkonte më dhe të shtatë burrat u kthyen në anije. Për herë të parë në historinë 30 vjeçare të ekspeditës baza do të hapet dy herë. Anija u kthye mbrapsht drejt Amerikës Jugore, i la eksploruesit polarë bullgarë në ishullin King George, ku u strehuan në bazën e Uruguait Artigas. Ata janë në gjendje të mirë dhe pres që të largohen sërish, gjë që shpresoj të ndodhë për Krishtlindjet, në mënyrë që të festojnë festat në bazën bullgare. Në këtë mënyrë vonohet kryerja e programit me më shumë se 10 ditë. Grupi i cili duhej të ndërtonte themelet e laboratorit shkencor bullgar do të kthehet pak më vonë, do të ndeshen me shkencëtarët të cilët do të udhëtojnë në mesin e janarit, por në Antarktidë asgjë nuk është e parashikuar dhe varet jashtëzakonisht shumë nga kushtet atmosferike.”
“Ky është një libër shumë simpatik i bazuar mbi një histori të vërtetë të pinguinit Gosho, nga ekspedita jonë e dytë gjatë vitit 1993-1994. Atëherë gjetëm një pinguin të plagosur dhe e morëm. Ai nuk donte të pranonte asnjë lloj ushqimi, përveç ushqimit nga shoqja e tij - pinguinë, e cila i sillte ushqim, meqenëse pinguinët janë monogamë dhe jetojnë në çifte.
Pinguini Gosho çalonte pak, por të dy u larguan dhe pas kësaj çdo vit na priste në breg. Në librin pinguini Gosho tregon për jetën e tij në Antaktidë, për takimin e tij me bullgarët dhe me fokën e leopardit nga dhëmbët e të cilit e shpëtuam dhe si e shpëtuam.”
Në hyrjen e Universitetit të Sofjes është renditur ekspozita e radhës “30 vjet bashkë në Antarktidë”. Ajo tregon momente kureshtare nga jeta e bazës bullgare në ishullin Livingstën. Fotot u mblodhën dhe u publikuan në një album me të njëjtin titull.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: BGNES
Historia e Emisioneve në Gjuhë të Huaja të Radios Kombëtare Bullgare, transmetimet e të cilëve me valë të shkurtra filluan në vitin 1936, vetëm një vit pas themelimit të Radios Bullgare, është e mbushur me fakte interesante dhe pothuajse të panjohura..
Shkencëtarët e Akademisë Bullgare të Shkencave kanë hedhur poshtë me fakte spekulimet në Serbi që kundërshtojnë identitetin kombëtar të bullgarëve në Krahinat Perëndimore. Në mesin e janarit, bashkatdhetarët tanë atje i dërguan një letër presidentit serb..
Universiteti Teknik i Pylltarisë organizon një sërë aktivitetesh kushtuar rrugës shekullore të arsimit të lartë pyjor në Bullgari. Ngjarja e parë është sonte, ku do të mbahet një retrospektivë e aktiviteteve pyjore me një leksion me temën: “Një..
Pak ditë më parë, zogu i parë i pelikanit dalmat (Pelecanus crispus) i këtij sezoni u çel në zonën e mbrojtur Kalimok - Brëshlen pranë qytetit të Danubit,..
Më 16 shkurt Radio Bullgaria feston 89 vjetorin e saj. Gjatë gjithë këtyre viteve, media jonë shumëgjuhëshe ka qenë jo vetëm një kanal informacioni, por ka..
Më 16 shkurt 2025 bëhen 127 vjet nga botimi i buletinit të parë të Agjencisë Telegrafike Bullgare (BTA), të nënshkruar nga drejtori i parë i saj Oskar..