Në Parkun Jugor të Sofjes, një nga vendet e preferuara për të ecur dhe për relaksim nga shumë kryeqytetas, qëndron e vetme kambanorja e ndërtesës së ngrirë të kishës, kushtuar martirit të parë të shenjtë dhe kryedhjakut Stefan. Ndërtimi i saj, i konceptuar si një bazilikë me kupolë në formë kryqi në tre nivele, e përbërë nga një kishë e vërtetë, qendër famullie dhe kriptë, u ndërpre për mungesë fondesh. Në të është planifikuar që të adhurohen banorët e tre lagjeve të kryeqytetit - të cilët prej 16 vitesh shpresojnë të takohen së bashku me anëtarët e tjerë të kishës atje dhe të presin bashkë festat kishtare.
Në vend të kësaj për kujdesin e tyre shpirtëror ekziston një kishëzë e veçantë, e strehuar në kambanoren e bazilikës së papërfunduar. Ajo i është kushtuar Shën Maksim Rrëfimtarit dhe mezi strehon 20-30 veta, por laikët nuk e humbin shpresën që ndërtimi i kishës “ShënStefani” të vazhdojë. “Rreth e përqark nuk ka kishë tjetër dhe shpresoj që mot gëzimi të vijë tek ne dhe të mund të ndërtohet kjo kishë e madhe, për nder të martirit të parë të Krishtit”, vëren ati Ivan Ivanov, kurse Filip Vitanov, i cili që prej dy vjetëve shërben në kishëzë bashkë me atin Ivanin, nuk e fsheh hidhërimin e tij:
“Dhimbja ime më e madhe është se kisha, e cila i kushtohet Shën Martirit të Parë dhe Kryedhjakut Stefan më shumë se 15 vjet nuk po ndërtohet. Vjet, Bordi i Administrimit dhe Mitropolia e Shenjtë e Sofjes morën gjysmë milioni leva nga qeveria për përfundimin e ndërtimit dhe u bëj thirrje etërve në Mitropolinë e Shenjtë të Sofjes që të raportojnë para laikëve kur më në fund do të fillojë ndërtimi i kësaj kishe të bukur. “
Në kushtet e krizës së tanishme dhe shtrenjtimit të materialeve të ndërtimit, paratë e lëshuara, të cilat mbulojnë mezi një njëmbëdhjetën nga shuma e domosdoshme për ndërtimin, janë krejtësisht të pamjaftueshme. Pavarësisht nga kjo famullia është duke u rritur bashkë me nevojën prej një jete shpirtërore dhe qetësie në ditët e sprovave:
“Në fillim nuk kishte shumë njerëz dhe qe mjaft e vështirë - kujtohet ati Ivan. Tani, me çdo një ditë të kaluar, me çdo një liturgji fillojnë të vijnë njerëz të rinj dhe filloi të lindë një bashkësi e re kishtare. Prej katër vjetëve e këtej ka një shkollë të ditës së diel për fëmijët. Në festën e kishës, e cila i k ushtohet Shën Stefanit ata mbajnë një program - këndojnë këngë, recitojnë vjersha. Në fund u shpërndajmë peshqeshe simbolike që të gëzohen.”
Me fëmijët merret Snezhana Deçeva, e cila mundohet t’i mësojë të pranojnë vështirësitë dhe mësimet e jetës me buzëqeshje:
“Me ndihmën e Zotit mblidhemi me fëmijët nga famullia. Flasim për Zotin, për jetën me Zotin, mësohemi se si të sillemi dhe të jetojmë në bazë të Ligjeve të Zotit. Mundohemi që të mbajmë vetëdijen e tyre të zgjuar, të jenë të afërt njëri me tjetrin, të duan njeri-tjetrin dhe të lavdërojnë Zotin. Mundohemi që t’i mësojmë të jenë mirënjohës për çdo gjë. Dhe për të mirën, dhe për të keqen – për çdo gjë që na e jep Zoti, sepse ajo është për shpëtimin tonë. Zoti kujdeset për ne.”
Shumë nga djemtë në kishë janë nëndhjakë, të cilët e ndihmojnë priftin gjatë kohës së shërbesës fetare. Pas hyrjes së madhe, të gjithë fëmijët zbresin në qendrën e famullisë, ku qëndrojnë deri në fund të Liturgjisë së Shenjtë dhe kënaqen me pikturimin. Tema përcaktohet nga shëmbëlltyra në Ungjill, të cilën ata e dëgjojnë në brendësinë e tempullit. Në këtë mënyrë, fëmijët vazhdojnë të jenë pjesëmarrës në Liturgji dhe të shprehin përjetimet e tyre mbi një letër të bardhë. Në fund të shërbesës fetare ata përsëri ngjiten tek të moshuarit për t’u kunguar. Kur shërbesa përfundon, u tregojnë prindërve krijimet e veta.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: Darina Grigorova
Me rastin e Ditës Botërore të Diabetit, objektet mjekësore në qytete të ndryshme të Bullgarisë organizojnë konsultime falas për personat me diabet dhe në rrezik të sëmundjes. Sipas të dhënave të Shoqatës Bullgare të Endokrinologjisë, çdo i treti bullgar në..
“Zgjedhja e Donald Trump si president i Shteteve të Bashkuara do të ketë një ndikim negativ në politikën evropiane në tre dimensionet kryesore, përkatësisht mbrojtjen dhe sigurinë, ekonominë dhe politikën – të paktën nga ajo që kemi si deklarata dhe nga..
Bullgarë nga 18 vende, 34 shkolla jashtë dhe 8 pedagogë bullgarë nga universitetet jashtë vendit janë pjesëmarrës në vitin e parë të Programit Kombëtar "Tregimet e pathëna të bullgarëve", i cili kërkon fakte pak të njohura për bullgarët e denjë apo ngjarje..
Me iniciativën e Kishës Ortodokse Bullgare, më 30 shtator dhe 1 tetor të vitit 1998, në Sofje u mblodh një Tubim Panortodoks për të ndihmuar kapërcimin..