Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në ditën e Shën Stefanit banorët e disa rretheve të kryeqytetit luten për përfundimin e ndërtimit të kishës së tyre

Foto: Darina Grigorova

Në Parkun Jugor të Sofjes, një nga vendet e preferuara për të ecur dhe për relaksim nga shumë kryeqytetas, qëndron e vetme kambanorja e ndërtesës së ngrirë të kishës, kushtuar martirit të parë të shenjtë dhe kryedhjakut Stefan. Ndërtimi i saj, i konceptuar si një bazilikë me kupolë në formë kryqi në tre nivele, e përbërë nga një kishë e vërtetë, qendër famullie dhe kriptë, u ndërpre për mungesë fondesh. Në të është planifikuar që të adhurohen banorët e tre lagjeve të kryeqytetit - të cilët prej 16 vitesh shpresojnë të takohen së bashku me anëtarët e tjerë të kishës atje dhe të presin bashkë festat kishtare.


Në vend të kësaj për kujdesin e tyre shpirtëror ekziston një kishëzë e veçantë, e strehuar në kambanoren e bazilikës së papërfunduar. Ajo i është kushtuar  Shën Maksim Rrëfimtarit dhe mezi strehon 20-30 veta, por laikët nuk e humbin shpresën që ndërtimi i kishës “ShënStefani”  të vazhdojë. “Rreth e përqark nuk ka kishë tjetër dhe shpresoj që mot gëzimi të vijë tek ne dhe të mund të ndërtohet kjo kishë e madhe, për nder të martirit të parë të Krishtit”, vëren ati Ivan Ivanov, kurse Filip Vitanov, i cili që prej dy vjetëve shërben në kishëzë bashkë me atin Ivanin, nuk e fsheh hidhërimin e tij:

ati Ivan Ivanov

“Dhimbja ime më e madhe është se kisha, e cila i kushtohet Shën Martirit të Parë dhe Kryedhjakut Stefan më shumë se 15 vjet nuk po ndërtohet.  Vjet, Bordi i Administrimit dhe Mitropolia e Shenjtë e Sofjes morën gjysmë milioni leva nga qeveria për përfundimin e ndërtimit dhe u bëj thirrje etërve në Mitropolinë e Shenjtë të Sofjes që të raportojnë para laikëve kur më në fund do të fillojë ndërtimi i kësaj kishe të bukur. “

Filip Vitanov

Në kushtet e krizës së tanishme dhe shtrenjtimit të materialeve të ndërtimit, paratë e lëshuara, të cilat mbulojnë mezi një njëmbëdhjetën nga shuma e domosdoshme për ndërtimin, janë krejtësisht të pamjaftueshme. Pavarësisht nga kjo famullia është duke u rritur bashkë me nevojën prej një jete shpirtërore dhe qetësie në ditët e sprovave:

“Në fillim nuk kishte shumë njerëz dhe qe mjaft e vështirë - kujtohet ati Ivan. Tani, me çdo një ditë të kaluar, me çdo një liturgji fillojnë të vijnë njerëz të rinj dhe filloi të lindë një bashkësi e re kishtare. Prej katër vjetëve e këtej ka një shkollë të ditës së diel për fëmijët. Në festën e kishës, e cila i k ushtohet Shën Stefanit ata mbajnë një program -  këndojnë këngë, recitojnë vjersha.  Në fund u shpërndajmë peshqeshe simbolike që të gëzohen.”

Me fëmijët merret Snezhana Deçeva, e cila mundohet t’i mësojë të pranojnë vështirësitë dhe mësimet e jetës me buzëqeshje:

Snezhana Deçeva

“Me ndihmën e Zotit mblidhemi me fëmijët nga famullia. Flasim për Zotin, për jetën me Zotin, mësohemi se si të sillemi dhe të jetojmë në bazë të Ligjeve të Zotit. Mundohemi që të mbajmë vetëdijen e tyre të zgjuar, të jenë të afërt njëri me tjetrin, të duan njeri-tjetrin dhe të lavdërojnë Zotin. Mundohemi që t’i mësojmë të jenë mirënjohës për çdo gjë. Dhe për të mirën, dhe për të keqen – për çdo gjë që na e jep Zoti, sepse ajo është për shpëtimin tonë. Zoti kujdeset për ne.”

Shumë nga djemtë në kishë janë nëndhjakë, të cilët e ndihmojnë priftin gjatë kohës së shërbesës fetare. Pas hyrjes së madhe, të gjithë fëmijët zbresin në qendrën e famullisë, ku qëndrojnë deri në fund të Liturgjisë së Shenjtë dhe kënaqen me pikturimin. Tema  përcaktohet nga shëmbëlltyra në Ungjill, të cilën ata e dëgjojnë në brendësinë e tempullit. Në këtë mënyrë, fëmijët vazhdojnë të jenë pjesëmarrës në Liturgji dhe të shprehin përjetimet e tyre mbi një letër të bardhë. Në fund të shërbesës fetare ata përsëri ngjiten tek të moshuarit për t’u kunguar. Kur shërbesa përfundon, u tregojnë prindërve krijimet e veta.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: Darina Grigorova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Prej 30 vitesh Fakulteti Ekonomik i Universitetit “Shën Kliment Ohridski” ofron studime në gjuhën frënge

Donacionet dhe qëndrimi ndaj përparimit të shkencës dhe arsimit vendas janë lidhur me zhvillimin e arsimit të lartë në Bullgari. Falë shpirtit sipërmarrës dhe patriotizmit që arriti ta ruaj në vetvete gjatë dekadave të kaluara jashtë vendit, Evllogi..

botuar më 24-07-22 7.15.PD

Vazhdon Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare në Tiranë

Java që kaloi ishte mjaft e pasur në përmbjatje në Shkollën Verore të Gjuhës dhe Kulturës Bullgare në Tiranë. Gjatë këtyre ditëve, përveç mësimit të gjuhës praktike të bullgarishtes, të drejtuara nga Prof. As. Dr. Raqi Bello, lektor i gjuhës dhe..

botuar më 24-07-17 3.20.MD
Viktor Lillov

Viktor Lillov u bë nxënësi i parë bullgar që fitoi medaljen e artë nga turnetë më të fortë të biologjisë dhe kimisë

Nxënësit bullgarë fituan një komplet të plotë medaljesh - ari, argjendi dhe bronzi - në Olimpiadën e 35-të Ndërkombëtare të Biologjisë (IBO), e cila u mbajt në Kazakistan. Në turneun më prestigjioz të biologjisë pëe vitin në botë, bullgarët testuan..

botuar më 24-07-17 3.18.MD