Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Krishtlindjet” e B.T.R. – në interpretim të trios VIVA

Foto: arkiv

Një nga këngët e dashura bullgare kushtuar Krishtlindjeve, të cilën e lidhim me zërin emocional të këngëtarit Nakso nga B.T.R., tingëlloi në një variant të ri interpretuar nga trioja VIVA. Në këtë formacion janë këngëtaret Viktorija Çeshmexhieva, Joana Velikova dhe Viktorija Ehijanova, të cilat merren me muzikë që nga mosha më e re, por këndojnë së bashku nga viti 2012. Ato janë nxënëse të Qendrës së Arteve “Zornica”, kanë dhjetëra çmime nga konkurse kombëtare, u prezantuan në “Zërin e Bullgarisë,” ndërsa në vitin 2019 ishin finalistet më të reja në festivalin e këngës së re pop dhe rok “Sofja këndon”. Aktualisht të tre janë studente. Viktorija Çeshmexhieva dhe Joana Velikova mësojnë në Universitetin e Ekonomisë Kombëtare dhe Botërore, ndërsa Viktorija Ehijanova pasi u diplomua në Shkollën Kombëtare Muzikore “Ljubomir Pipkov” vazhdoi studimet në Akademinë Kombëtare Muzikore “Panço Vladigerov” në degën “Pop dhe Xhaz”.

Autor i muzikës dhe i tekstit të këngës “Krishtlindjet” është Sllavço Nikollov nga formacioni B.T.R. Ai bëri edhe aranzhimin e ri të këngës në bashkëpunim me Aleks Nushev.

Krishtlindjet erdhën tek ne...

Krishtlindjet me mirësinë e tyre...

Krishtlindjet janë tek ne tani,

Krishtlindjet që vijnë nga përjetësia...

Ne jemi më të lumtur, më të mirë tani,

Po bëhen realitet ëndrrat tona...”

Përpilues: Allbena Bezovska

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola prezantohen në Festivalin "Tingujt e Detit të Zi"

22 kore nga Bullgaria, Serbia dhe Angola po marrin pjesë në edicionin e sivjetmë të Festivalit Ndërkombëtar Koral "Tingujt e Detit të Zi" në qytetin bregdetar bullgar Ballçik nga 12 deri më 16 qershor. Përveç katër mbrëmjeve të festivalit gjatë..

botuar më 24-06-12 6.10.PD

"Kur të takova" - kitaristi Mirosllav Ivanov me një këngë solo

Mirosllav Ivanov është një kitarist, aranzhues dhe autor i muzikës, i cili është i pranishëm në shumicën e grupeve dhe projekteve më interesante të muzikës bashkëkohore bullgare. Ai gjithashtu ka tre albume solo me muzikë instrumentale -..

botuar më 24-06-11 8.25.PD

"Vera"

Në prag të verës, dy vëllezër - Javor dhe Viktor Georgievi - na ofrojnë këngën e tyre më të re, të titulluar pikërisht kështu - "Vera", nga projekti i tyre i ri SinFin. Vitin e kaluar 2023, Javor dhe Viktor regjistruan albumin e tyre debutues..

botuar më 24-06-10 10.55.PD