Edhe sivjet, në ditën e Krishtlindjeve, fëmijët dhe të rinjtë në jetimoret e tipit familjar, si dhe të akomoduarit në azilet dhe në Qendrën e Krizave të Bashkisë së Sofjes, do ta presin natën e Krishtlindjeve dhe Krishtlindjet me gatime tradicionale të festave.Ngjarjet e bamirësisë janë nën moton "Krishtlindja është për të gjithë", me iniciativë të Kryetares së Bashkisë së Sofjes Jordanka Fandakova.
Në Lloveç(Bullgari Qendrore Veriore), nxënësit e shkollës së mesme për mësimin e gjuhëve të huaja në qytet gëzuan 65 fëmijë nga qendrat e akomodimit të tipit familjar për fëmijë dhe të rinj. Fëmijët organizuan gjithashtu një koncert bamirësie për Krishtlindjet në mbështetje të një fëmije me paralizë cerebrale dhe një prindi me kancer të rëndë.
Në Kotell(Bullgari Lindore) janë mbledhur gjithsej 613 “kuti të së mirës”, të dërguara nga njerëzit nga i gjithë vendi. Në to, donatorët kanë vendosur një dhuratë sipas dëshirës së tyre, duke përshkruar gjininë dhe moshën për të cilën dhuratat janë të përshtatshme. Përveç donatorëve privatë, nisma përfshiu edhe shtëpi botuese dhe kompani. Më shumë se 550 "kuti të së mirës" u dorëzuan në shkolla dhe kopshte.
Në kishën "Shën Nikolla Çudibërësi" në lagjen “Gramada” në qytetin Blagoevgrad(Bullgari Jugperëndimore), vullnetarët përgatitën dhjetëra pako ushqimore për të varfrit, ndërsa në kishën "Shën Dhimitri" në Strumsko mblidhen fonde për familjet e prekura nga zjarri që shpërtheu në një pallat.
Sipas informacioneve jozyrtare, Presidenca Hungareze e Këshillit të BE-së ka përgatitur vendimin për pranimin e plotë të Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen. Në draft-dokument thuhet se nga 1 janari 2025 hiqen kontrollet në kufijtë e brendshëm tokësorë me..
Gjykata Kushtetuese pranoi për shqyrtim pesë kërkesat për anulim të pjesshëm ose të plotë të zgjedhjeve për Asamblenë e 51-të Kombëtare të paraqitura nga PP-DB, Vëzrazhdane, ITN, BSP dhe Veliçie. Do të duhet të kryhet një rinumërim i votave me makinë dhe në..
Në Aeroportin e Sofjes u hapën sot parkingje të reja me mbi 1000 vende parkimi, duke përfshirë zona të posaçme për personat me lëvizshmëri të reduktuar dhe stacione karikimi për makinat elektrike. Parkimet e makinave ndahen në parkim afatshkurtër dhe..
Paga mesatare vjetore bruto në vitin 2023 për vendin tonë është 24 485 leva, duke u rritur me 15.3% krahasuar me vitin 2022. Këtë e tregojnë të dhënat e..
Kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev bisedoi në telefon me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi shërbimi për shtyp i..