Më 2 janar Ortodoksia nderon ShënSilvester - Papa i Romës, i cili jetoi në shekullin e 3 - 4. Në vitin 314 u zgjodh peshkop dhe papë romak, i cili qëndroi i tillë deri në vdekjen e tij në vitin 335 - kohë në të cilën janë bërë reformat më të rëndësishme të Konstandinit të Madh (306-337) për t'i dhënë fund persekutimit të krishterëve dhe për të forcuar kishën.
Në kalendarin popullor bullgar më 2 janar shënohet Dita e Silvestrit, festa është e përhapur kryesisht në Bullgarinë Lindore dhe në disa rajone të Bullgarisë së Mesme Veriore. E quajnë akoma Ditën e Karamanit, Festën e Kaut, Ditën e Rinaços, Sillvestrin, Ditën e Silvestrit. Festa ka karakter pastrues dhe është për nder të bagëtiveme brirë - buallicave, qeve, kaut e kështu me radhë.
Në kohën më të re, në këtë ditë festojnë emrat e vet Sillvija, Sillva,Sillvana, Sillvestër e të tjerë. Emërtimi Rinaçovden /Dita e Rinaços/ shpjegon më së miri thelbin e veprimeve të zakonshme - atëherë, për herë të parë që nga fillimi i festave të Krishtlindjeve, hambarët pastrohen. Në darkën duke u gdhirë Dita e Silvestrit djemtë, të cilët kanë qenë kolendarë /është e mundur të përfshihen dhe burra të martuar/, përsëri ndahen nëgrupe - këtë herë për të vizituar shtëpitë ku rriten bagëtitë. Lajmërojnë për nisjen e vet me muzikë dhe këngë, të cilat i shoqërojnë gjatë gjithë kohës, kurse rrugën e tyre e ndriçojnë me fenerë. Në këtë natë pronarët dhe rinaçët /njerëzit që spastrojnë oborret/ nuk takohen dhe nuk bisedojnë, sepse “kjo sjell fatkeqësi”. Portat mbeten të hapura, qenët janë të lidhur. Në oborr shtëpiaket lënë një bukë, mish dhe verë. Pasi i spastrojnë oborret, burrat marrin atë që u kanë lënë dhe ikin, pa bërë zë. Në disa vende pronari i shtëpisë i fton në një tavolinë festive në ditën tjetër.
Nëse ndonjë djalë është i ofenduar nga vajza, të cilën e pëlqen, në ditën e Silvestrit mundtë hakmerret dhe, në vend që të gërmojë hambarin, të hedhë më shumë pleh brenda. Një veprimtari e tillë konsiderohet si e turpshme, ndaj babai i vajzës nxiton të pastrojë para lindjes së diellit.
Në Rodopet Perëndimore e quajnë ditën Spolezov dhe shikojnë se kush do të hyjë i pari në shtëpi. Mysafiri duhet të jetë një njeri i mirë dhe i pasur, që të jetë viti me rendiment të mirë dhe i begatshëm. Sipas traditës, në tavolinë nuk vendoset mish derri dhe sallo, që të jenë kafshët e shëndetshëm. Në këtë ditë interpretohen këngë kushtuar festës. Një prej tyre është për buallin Karaman.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva
Foto: arkivNga sot deri më 30 gusht në bregun bullgar të Detit të Zi në Nesebër , Sllënçev Brjag dhe Sveti Vllas do të mbahet Kampionati i XIV Botëror Folklorik “World Folk 2024”. Fillimi është sonte në Amfiteatrin “Zhana Çimbuleva” në..
Këngët dhe vallet popullore mbledhin dashamirët e folklorit bullgar në edicionin e radhës të Festivalit të Kostumeve Popullore në Zheravna. Këtë vit aktiviteti do të zhvillohet nga 23 deri më 25 gusht. "Pasi visheni me kostumet popullore dhe..
Holandezja Esther Willems vazhdon të tërheqë njerëz nga qytete dhe kombësi të ndryshme në klubin e saj për vallet popullore bullgare, i krijuar në Hagë dhe i quajtur "Zora". Klubi u themelua në vitin 2017 dhe në të u regjistruan edhe atëherë 13..