Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Ngjarjet me adresë ballkanike

Bujar Osmani: Kam frikë që të mos hyjmë në një skenar të ri grek

“U arrit një përparim të madh në bisedimet me Bullgarinë. Ajo që kemi sot në tavolinë është ndryshe nga propozimi që na paraqitën tetorin e kaluar”, tha Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani në një intervistë për median maqedonase TV21. Ai theksoi se nuk do të nënshkruhet një marrëveshje e re me Bullgarinë megjithëqë kishte kërkesa të tilla. “Ajo që dëshiron kryeministri Kirill Petkov – në thelb është kthimi te instrumenti kryesor në Marrëveshjen e Miqësisë – Konferenca Ndërqeveritare.Ajo që ka rëndësi tani është se çfarë do të biem dakord për kornizën e negociatave”, tha ai. Sipas tij shtyrja e fillimit të negociatave për anëtarësim në BE nuk do të destabilizojë vendin, por koha nuk punon në interes “të”, por “kundër” Maqedonisë së Veriut. “Frika ime më e madhe është që të mos hyjmë në një skenar të ri grek, domethënë të hyjmë në një konflikt të ngrirë me Bullgarinë dhe kjo të kthehen në një normë të re në marrëdhëniet tona”, theksoi Osmani.

Pa kontroll të mallrave midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë

Ministri serb i Bujqësisë Branisllav Nedimoviç tha, se iniciativa “Ballkan të Hapur” midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë fillon të realizohet më 3 janar. Në kufijtë nuk do të ketë më ndalesa dhe kontrolle nga inspektimet fitosanitare dhe veterinare. Para РТСNedimoviç tha, se shkëmbimi midis Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë në sektorin ushqimor arrin në 420 milion euro me kontrollin kufitar. “Imagjinoni sa shumë mundësi hapen në këtë fushë, nuk do të ketë pritje në kufi”, tha Nedimoviç. Ai bëri thirrje që edhe vende të tjera të rajonit t’i bashkohen kësaj nisme. Sipas tij ajo nuk është zëvendësuese e BE-së, por pasuese e vlerave të tij. Pritet që brenda tri muajve të ardhshëm të bëhen fakt – tregu i përbashkët i punës dhe leja unike për punë.

Në vendin e punës në Qipro vetëm me test për koronavirusin

Të gjithë punëtorët në Qipro tashmë duhet të paraqesin test për koronavirusin për të shkuar në punë. Të vaksinuarit me dy doza dhe ata që e përballuan virusin  gjatë 6 muajve të fundit, duhet të paraqesin një test PCR ose të shpejtë një herë në javë. Për nëpunësit që nuk kanë vaksina është në fuqi kërkesa për test PCR 72-orësh ose test të shpejtë 48-orësh. Nga kërkesat përjashtohen të gjithë ata që kanë dozë përforcuese. Testimi i detyrueshëm i të punësuarve është pjesë e masave qeveritare kundër koronavirusit, transmetoi korrespondentja e BNR-së në Qipro Branisllava Bobanac.

Kufizime të rrepta Covid në Greqi

Kufizime të rrepta për shkak të Covid-19 hyjnë edhe në Greqi. Vendi po i afrohet një rekord nga 40 000 raste të infeksioneve të reja në ditë. Tepër aktiv është varianti Omikron, njoftoi korrespondentja e BNR-së në Selanik Katja Peeva. Kufizohet orari i punës i lokaleve, ka dhe ndalesa për muzikë. Klientët refuzojnë rezervimet. Pronarët e lokaleve insistojnë për kompensime për shkak të mungesës së klientëve. Opozita kritikon qeverinë se shumë vonë vendosi kontroll mbi lokalet të cilët specialistët i treguan si burime të përhapjes së virusit.

Kosova është në gjendje të jashtëzakonshme për shkak të pamjaftueshmërisë së energjisë elektrike

Parlamenti i Kosovës shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për 60 ditë për shkak të pamjaftueshmërisë së energjisë elektrike, njofton BGNES. Në rast domosdoshmërie gjendja e jashtëzakonshme mund të zgjatet me akoma 30 ditë, tha Ministrja e Ekonomisë Artane Rizvanolli. Masat e jashtëzakonshme përfshijnë kufizimin e furnizimeve për disa konsumatorë. Shkaku për krizën energjetike në Kosovë janë çmimet në rritje të energjisë dhe termocentralet e vjetruara. Shqipëria do të propozojë të mbështesë Kosovën me 7680 MWh më 31 dhjetor dhe 1 janar. Qeveria shqiptare nuk do të kërkojë shpërblim në të holla, por do të kërkojë nga Kosova t’i kthejë Shqipërisë një pjesë të energjisë elektrike gjatë verës.

9 milion turistë të huaj e vizituan Antalinë në vitin 2021

Në vitin 2021, Antalia - një nga qendrat turistike më të rëndësishme të Mesdheut Turk, me bukurinë e saj historike dhe natyrore, u vizitua nga 9 002 217 turistë të huaj. Kjo është një rritje me 164 për qind krahasuar me vitin 2020 – vitin e parë të pandemisë Covid, sipas vilajetit të qarkut, cituar nga Radio-Televizioni Turk - TRT. Më shumë ishin turistët nga Rusia, të ndjekur nga ata nga Ukraina, Gjermania dhe Polonia. Autoritetet shpjegojnë këtë gjallërim me efikasitetin e Programit të Certifikimit të Hoteleve për Turizëm të Sigurt dhe masat e rrepta kundër Covid-19 në objektet turistike.

Përpilues: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova

Foto: EPA/BGNES, srbija.gov.rs, Pixabay

Më shumë nga rubrika

Daniell Mitov

Daniell Mitov refuzoi postin e ushtruesit të detyrës së ministrit të jashtëm

Përderisa presidenti nuk nxjerr dekret, ministrat e vjetër po i kryejnë detyrat e tyre, komentoi ushtruesi i detyrës së kryeministrit Dimitër Gllavçev duke dalë nga Presidenca. Pas një takimi të shkurtër me presidentin Rumen Radev Gllavçev tha: "Nuk..

botuar më 24-04-19 12.12.MD
Bojko Borisov

Bojko Borisov: Nuk e propozova Daniell Mitovin ministër të jashtëm

Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi se nuk ishte ai që propozoi që zëvendëskryetari i partisë Daniell Mitov të bëhet ushtrues detyre i ministrit të jashtëm. Sipas tij, Mitov me të vetëm u koordinua nëse do ta pranojë këtë post. “Nuk dua dhe..

botuar më 24-04-18 4.16.MD
Bojko Borisov

GERB i bëri thirrje PP-DB dhe DPS të marrin përgjegjësinë për qeverinë e përkohshme

Filozofia e Kushtetutës u bë ashtu, që tri partitë GERB-SDS, "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike" (PP-DB) dhe Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) të mbajnë përgjegjësinë për zgjedhjen e një qeverie të përkohshme. Kolegët të mos..

botuar më 24-04-17 11.26.PD